Kultura e Komanit dhe Komanasit. Është ky titulli i librit studimor nga Ndoc Selimi. Libër ky i cili është promovuar nën kujdesin e shoqatës Atdhetare M.Madhe, me president z,Ilmi Kurti. Nga autori por edhe nga mjaftë prej diskutantëve është diskutuar rreth fakteve që percillën në këtë libër si dëshmi për kulturen e Komanit. Kështu veçmas mjaftë të tjerëve kanë diskutuar dhe historianja Rita Shkurtaj, e cila është ndalur tek veçoritë etnografike të kulturës së komanit. Po kështu edhe studiuesi Kadri Fikaj ka vlersuar punën e autorit rreth këtij botimi, me mjaftë vlera. Ndërkaq autori Ndoc Selimi në prani të gjithë pjesmarrësve ka prezantuar dhe librin e tij me poezi, nga ku mjaft prej të pranishmeve i dhane kolorin e duhur këtij aktiviteti duke recituar pjesë nga poezit e librit. Nderkohë që shoqata atdhetare M.Madhe me pjesmarrjen edhe të shoqates Ana e Malit dhe të muzeut etnografik Tuz, kanë shpërndarë disa tituj mirënjohje për mjaft prej atyre figurave të spikatura të të gjitha kohrave, deri në ditet e sotme.