Kryetari i kuvendit të republikës së Maqedonisë Veriore z.Talat Xhaferi me bashkëpunëtorë u takua me kryetarin e komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj, me bashkëpunëtorë.
Siç kumtohet, gjatë këtij takimi, z.Xhaferi uroi udhëheqësinë e re të komunës së Tuzit dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim mes komunave të të dy shteteve.
Gjithashtu u diskutua edhe për procesin integruese në NATO të dy shteteve.
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, falenderoi z.Xhaferi, për vizitën dhe u tregua i hapur për bashkëpunim në projekte të rëndësishme për të mirë të dy vendeve. Këto takime në komunën e Tuzit vlersohen të dobishme, veçanërisht për komunitetin Shqiptar në Mal të Zi. Kjo për më tepër edhe për vetë faktin se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, tanimë janë dy vende që kanë një të ardhme jo të largët nga ish federata e Jugusllavisë.
Gjithësesi interesimi për mbarëvajtjen e komunës më të re në Mal të Zi, është një vlersim nga të gjithë mysafirët që e kanë vizituar këto muajt e fundit.