KRYETARI I BASHKISË M.MADHE TONIN MARINAJ PREZANTON NËNKRYETAREN E RE TË BASHKISË

0

Prej më shumë se tre vitesh qendron bosh vendi i nën kryetarit të dytë në bashkine M.Madhe. Nderkohë që veçmas mediave këtë problem shpesh here e kane ngritur dhe këshilltarët e djathtë në këshillin e bashkisë M.Madhe dhe në realitet asnjëherë nuk është marrë ndonjë përgjigje nga bashkia. Gjithsesi gjatë ditës së sotme larg pranisë së mediave kryebashkiaku Marinaj para administrates se bashkisë ka preznatur nën kryetaren e re të bashkise M.Madhe znj. Nertila Bajramaj.

Për hirë të vertetës duhet cituar fakti se emerimi i një intelektualeje të re me pervojë dhe guxim qytetar dhe mbi te gjitha një veprimtari të pa lodhur me të majtën në m.madhe është njëherazi një vlersim për këtë personalitet dhe për partine socialiste M.Madhe, çka do të thotë që tanimë nënkryetarja e re e bashkisë është një perfaqesuese e denjë e socilisteve dhe elektoratit që i ka votuar. Ndërkaq po me kaq vlera dhe vlersim të merituar mund të thuhet dhe për emerimin në postin e këshilltarit të kabinetit z.Elsamed Mukaj. Kështu kabineti i z.Tonin Marinaj ka filluar të marrë kolorin e munguar nga e majta në M.Madhe. Kështu keto dy emerime por mbase dhe të tjera edhe pse në prag të fushtës elektorale përsëri nga socialistet vleresohet pozitive, pra një kthim në identitet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.