KRYEMINISTRI SHQIPTAR EDI RAMA , TAKIM ME NIK GJELOSHAJ   NË TUZ

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi në një vizitë jo-zyrtare dhe të pa paralajmëruar në Mal të Zi, gjegjësisht në Tuz.

Mengjesin e ditës së  Martë  mesohet se kryeministri   Shqiptar Edi Rama  nepermjet pikës së kalimit kufitar Hani I Hotit  ka kaluar  në Mal të Zi . Sipas informatave jo-zyrtare, siç raporton gazeta Vijesti, Rama u takua me bartësin e Listës Shqiptare “Koha është tani”, Nik Gjeloshaj,në një nga restorantet në   qytetin e Tuzit.

Siç shkruan kjo gazetë, temë e takimit ishte procesi pas-zgjedhorë dhe formimi i Qeversië së ardhshme të Malit të Zi.

Gjeloshaj, për gazetën “Vjesti”, ka konfirmuar se është takuar me Ramen, por nuk ka dashur që të bisedojnë për detajet e takimit.Rama, gjatë fushatës parazgjedhore haptas ka përkrahur Gjukanoviqin, por edhe Listën Shqiptare.Gjithësesi kjo vizitë  e kryeministrit Edi Rama   në Mal të zi  pritët  të  japin  një impuls më shumë  mardhenieve   mes  Shqiperisë dhe Malit të zi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.