KRISHTLINDJA…!

0
NGA NDUE BACAJNdue Bacaj | Gazeta Malesia
Prej shekujsh është bërë traditë për mbarë botën kristiane e më gjërë që evenimentin hyjnor të Krishtlindjes ta presin e festojnë si asnjë datë tjetër. Festimi i Krishtlindjes fillon që natën e 24 dhjetorit, që njihet si nata e fundit e pritjes rreth 4000-vjeçare që lajmëroi ardhjen e Mesisë, apo më saktë, lajmëtarit dhe shpëtimtarit të botës njerëzore plot mëkate. Është pikërisht mbarimi i mesnatës së 24 dhjetorit dhe fillimi i 25 dhjetorit, kur vetë Zoti dha sinjalin se në Betlehem, nga trupi i Marisë së virgjër (sot Shenjtja Marie), lindi Mesia dhe emri i tij do të ishte Jezus, që do të thotë i dërguari i Zotit, me “mbiemër” Krisht, që do të thotë mëshirë për krijesat e Zotit. Lindja e Jezus Krishtit ishte jo vetëm realizimi i profecive të kohës, por edhe lindja e shpresave për një jetë më dinjitoze e më afër jetës tokësore e hyjnore që vetë Krijuesi ua kishte dhuruar krijesave të tij, njerëzve, por që nga regjimet e kohës njerëzit më shumë bënin një jetë djalli se jetë njerëzore.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Është kjo arsyeja që mbreti i kohës ndër hebrej, Herodi, kërkoi të vrasë të gjithë fëmijët e lindur meshkuj që ishin 0 deri në 2 vjeç, ku qëllimi kryesor i tij ishte vrasja e Mesisë së paralajmëruar, por që një gjë të tillë nuk arriti ta bëjë, pasi ky “fëmijë” me përmasa tokësore e hyjnore ishte i dërguari i Zotit që tashmë e ruante kudo… Sapo Jezus Krishti filloi të rritet në gjirin e nënës Marie dhe nën mbrojtjen e të gjithë atyre që e njohën për të dërguarin e Zotit, ky Mesi filloi predikimet dhe mrekulli që vërtetuan plotësisht se ishte shpëtimtari dhe ndërlidhësi me Zotin i mbarë njerëzimit. Predikimet hyjnore të kombinuara me vepra njerëzore, por që mund të realizoheshin me Frymën e Shenjtë, bënë që Jezus Krishti të ndiqet e besohet nga mbarë populli i thjeshtë i trevave të Palestinës e më gjerë, në tërë Perandorinë Romake. Vitet kalonin dhe predikimet e Krishtit për jetën tokësore e hyjnore, për moralin njerëzor, për shoqërinë e re që duhej të ndërtohej me themel, familjen e shenjtë filluan të mrekullojnë mbarë njerëzimin e mësuar me huqet dhe mjerimet e paganizmit, dhe predikuesve të tij të regjimit shtypës romak.Krishti në Krishtlindje - albKristian.com Tashmë vetë Perandoria Romake dhe kasta e saj filluan të shqetësohen për predikimet dhe mrekullitë e Jezus Krishtit, që në themel kishin jetën e liritë, të drejtat e barabarta për të gjithë njëlloj, si krijesa të Zotit, qofshin këta të pasur apo të varfër, me pozita shtetërore e ushtarake apo punëtorë të thjeshtë. Pikërisht për këto, Perandoria Romake filloi përndjekjet e persekutimet ndaj Jezusit dhe ndjekësve të tij, ku kulmi arrin me kryqëzimin që i bëhet vetë Mesisë, i cili jo vetëm i duroi këto tortura, por predikoi atë moral faljeje që ka mbetur deri në ditët tona, e që thotë: “Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!” Në të vërtet kështu ndodhi, pasi vetë Krishti i gozhduar në kryq dhe i varrosur, mbas tre ditëve u ringjall, duke dhënë sinjalin kuptimplotë se jeta është në duar të Zotit, e jo të atyre krijesave që të mashtruar nga djalli e pushteti e kujtojnë veten se janë mbi të gjithë… Predikimet dhe veprat hyjnore të Jezus Krishtit janë sot e do të jenë mot, busulla e pagabueshme për çdo krijesë të Zotit, që kërkon të qëndrojë e tillë si në jetën tokësore të përkohëshme, dhe në atë qiellore të pambarimët. Nata e Krishtlindjes më 24 dhjetor dhe dita e bekuar më 25 dhjetor janë momente të shenjta, kur mbarë njerëzia lutet ndër kisha e institucione të tjera kristiane, lutet për Jezus Krishtin dhe veprën e tij e cila sot është themeli i qytetërimit e zhvillimit që e ndien, prekë e jeton shumica e botës, duke përfshirë edhe atë pjesë që ka zgjedhur rrugë tjetër për t’u takuar me Krijuesin dhe mëshirën e tij… Sot, gjithë bota kristiane përkujton Krishtlindjen më 24 e 25 dhjetor, me përjashtim të dy kishave, asaj ruse dhe serbe, të cilat ende vazhdojnë ta festojnë me kalendarin e vjetër Julian e jo atë Gregorian, por që gjithsesi edhe këto dy kisha i falen Jezus Krishtit dhe doktrinës së tij jetëdhënëse… Natyrisht edhe ne shqiptarët (kristian) festojmë e përkujtojmë Krishtlindjen më 24 e 25 dhjetor, si gjithë Europa përendimore që i përkasim, megjithëse përreth 45 vite komunizem ateist u munduan të na ndalojnë besimin te Kristianizmi, e në vend të tij na “predikonin” dhunshëm “besimin” te komunizmi.Simbolika e Krishtlindjeve dhe çfarë duhet të dini rreth kësaj feste të  madhe – Abc News Vlen të kujtohet se ne Iliro-Shqiptarëve edhe “baticat e zbaticat” e shekujve shpesh na bënë të kemi një jetë të mundimshme si vetë Jezus Krishti, për doktrinën e të cilit kemi dhënë rreth 600 martirë e shenjëtor, por ne kemi edhe një arësye më shumë, pasi është iliro-dardani nga Nishi i Kosovës, (Nasiusi i Dardanisë), Flavio Valerio Kastandini (Kostandini i Madh), perandor i Romës që ndaloi përndjekjen e të krishterëve nga perandoria pagane romake dhe lejoj perhapjen e doktrinës Kristiane pa asnjëlloj persekutimi, duke e sanksinua këtë liri besimi me Ediktin e Milanos në vitin 313…
GËZUAR E PËR SHUMË MOT KRISHTLINDJEN…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.