Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga ka marrë sot një mirënjohje të vlefshme në Tiranë.Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë falënderoi Hajdinagën për kontributin e tij në promovimin e vlerave historike, kulturore dhe sportive.Veçanërisht përmendet kontributi i Hajdinagës në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi si dhe forcimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.Ky vlersim duket dhe një hap i më tejshëm i Unionit të Gazetarve Shqiptarë, duke i kapërcyer tanimë kufinjët shtetëror për “shkrirjen” e tyre brënda hapësirës mbarë Shqiptare.