Kreu i Komunës Tuz Nikë Gjeloshaj vlerson sportistët e vitit

0

Sot, kryetari i komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e mirënjohjeve për sportistët të cilët kanë arritur rezultate të dukshme në fushën e sportit në vitin 2021.Komisioni i përzgjedhur për ndarjen e mirënjohjeve në pajtim me Ligjin e në bazë të konkursit publik ka vendosur që çmimet t’i ndajë si vijon:Sportisti më i mirë – Zinedin Beqaj.Sportistja më e mirë – Angjella BerishajEkipi sportiv i vitit – Klubit Taekwondo ,,Besa”Punëtori sportiv i vitit – Nikollë Gegaj.Kryetari Gjeloshaj u dëshirojë suksese sportistëve, duke i’u premtuar atyre se mbështetjen nga ana e Komunës do ta kenë përherë. Kurse, sportistët falënderuan kryetarin për punën që Komuna po bën në zhvillimin e qytetit e në veçanti për përkrahjen dhe kujdesin që po tregon ndaj të rinjve, sportit dhe sportistëve të dalluar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.