KREU I KOMUNES SE TUZIT NIK GJELOSHAJ JEP LAJMIN E MIRE PER QYTETARET

0

 

Pas  fitores  së betejes  me korona virus   të qytetarve të komues së Tuzit  në Mal të zi, kreu i kësaj komune Nik Gjeloshaj  nepermjet rrjeteve sociale  u ka dhënë  lajmin tjeter të mirë  qytetarve të kësaj komune, duke u treguar disa nga  investimet  në infrastrukturen rrugore  që po kryhen në teritorin e  komunës së Tuzit.Ja çfar shkruan  kryekomunari  Nik Gjeloshaj!

Të nderuar qytetarë,

Planifikuar me Planin vjetor të punimeve dhe me kërkesën time, aksi rrugor nga ura e Zharnicës deri në qendër të Tuzit, do të bëhen përmirsimet e duhura dhe shtresa e re e asfaltit në të gjitha pjesët e nevojshme.
Punimet mund të zgjasin, sepse kemi insistuar që puna të përfundohet me standarde.
Andaj apelojmë te Ju për mirëkuptim.
Partneriteti dhe kërkesat tona po respektohën nga institucionet!
Po ashtu dëshiroj t’Ju informoj që shumë shpejt do të përfundohet pjesa e parë e bulevardit Tuz-Podgoricë, ndërsa projekti kryesor për pjesën tjetër, deri te komuna do të përfundohet për 3-4 muaj.
Në Malësi vite me radhë, ish pushtetarët e komunës nuk kanë investuar, sidomos në zonat malore. Prandaj këtë vit, ne posaçërisht do të fokusohemi në infrastrukturën rrugore, të planifikuara me buxhetin kapital, siç është rruga e Kojës,Trieshit, Dinoshës, Sukruqit, Mileshit, Nenhelmit…etj.

Sinqerisht,
NGJ

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature
Image may contain: sky, cloud, tree, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature
Image may contain: sky, road, outdoor and nature

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.