KREU I BASHKISË M.MADHE TONIN MARINAJ  SHTON VËMËNDJEN NDAJ NJËSISË ADMINISTRATIVE KËLMËND

0

Mbase është pragfushata elektorale, mbase jemi drejtë fundit të këtij viti , dhe natyrshëm lind nevoja e takimeve të kreut të Bashkisë M.Madhe me administraten e tij në njësit vendore . Kësisojë takimi i organizuar në njesinë administrative Kelmend me punojsit e administratës së kësaj njësie , i ka shërbyer kreut të Bashkisë Tonin Marinaj  për t’u njoghur nga afër me problematikat dhe shqetësimet e tyre , përsa i takon mirëfunksionimit të qeverisjes  vëndore . Ndaj fillimi i këtyre takimeve në Tamarë , qendër kjo e njësisë administrative Kelmend , do të mund të konsiderohet një fillim i mbarë i këtyre takimeve në të gjithë Bashkinë M.Madhe.

Rruga e fshatit Brojë në njësinë administrative Kelmend prej disa kohësh kishte shfaqur problematika jo të vogla , madje murët  mbajtëse të kësaj rruge ishin demtuar mjaft ç’ka rrezikonin dhe jetën e banorve , kështu Bashkia M.Madhe ka nderhyrë në ndertimin e këtij muri mbrojtës . Ka qënë interesimi i administratorit Lad Tataj i cili duket se e ka “bindur” Kreun e Bashkisë Tonin Marinaj për të investuar në këtë rrugë.

Kalca po ia bënë 8 me 2 qeverisë . Të gjithë mbase e kujtojmë këtë batutë të filmit “Shembja e Idhujve”. Në realitet Kalca ky fshat në Kelmend edhe mua deri para disa vitesh më ka ngjarë si një fshat personazh i filmit . Por ja realiteti është i tillë ende nuk ka rrugë makine . Ndërkohë që tanimë  Kalcienët  thonë : E solli zoti Kryetar Bashkie Tonin Marinaj , të investojnë për ndertimin e rrugës së Kalcës . Punime të cilat tashmë kanë filluar , dhe po ecet me ritme të shpejta drejtë përfundimit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.