Partia Social Demokrate duket se ka bërë një ndryshim për t’u regjistruar si garuese në zgjedhjet e 25 prillit nga KQZ. Më datën 8 shkurt ambasadorja amerikane, Yuri Kim publikoi vendimin e DASH që e kishte shpallur Tom Doshin ‘non grata’ dhe duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më mirë. Tom Doshi në cilësinë e kryetarit të PSD, kërkoi regjistrimin në zgjedhjet e 25 prillit. Nga ana tjetër në një dokument të ri, rezulton se më datë 12 shkurt rezulton se kryetar i PSD është Engjëll Bejtja.KQZ sot ka pranuar regjistrimin e PSD si parti garuese në zgjedhje, por pritet të shihet nëse Tom Doshi do të jetë në listat e saj apo jo.Kësisojë është shumë trubullt kjo situate me ish partinë tretë politike në vend, në fillim vitet e demokracisë.Ku për hire së vertetës lufta politike ndaj PSd ka filluar here nga Ps, madje Edi Rama ka përdorë të njëjtën “armë” që po përerdorë sot ndaj LSI, për ta shkrirë PSD-n.Dhe në këtë moment kur pranë PSD u afrua një djal guximtar, fisnik, dhe mbi të gjitha burrërorë si Tom Doshi për të”shpetuar” PSD-n, shfaqet në skenë Ambasadorja Kim.