Edita Tahiri
Sot është 31 vjetori i Referendumit për pavarësinë e Kosovës. Urime!
Me datën 26 shtator 1991, në rrethana të rënda të okupimit ushtarak të Kosovës nga Serbia, populli i Kosovës shprehu vullnetin e tij politik për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur përmes votimit në referendum të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, si lëvizje gjithëpopullore për liri dhe pavësi.
kjo foto e imja është nga ajo kohe…