KOPLIKASI ARMANDO BROJA SËRISH SHKELQEN NË CHAMPIONS LEAGUE

0

Vazhdojnë të vijnë lajme rreth talentit në rritje të futbollit Shqiptar, ku tashmë Koplikasi Armando Broja nuk po ndalet më! Sulmuesi i Kombëtares U-21 vijon të shkëlqejë në radhët e Çelsit, teksa ka gjetur rrugën e golit dhe në UEFA Youth League, ose Champions League e moshave deri në 21-vjeç të skuadrave të mëdha që militojnë në fazën me grupe të veprimtarisë kryesore. Çelsi luante në shtëpi përballë moshatarëve të Valencias, ndërsa Broja ka arritur të shënojë në minutën e 61-të, duke e çuar rezultatin përkohësisht në 3-2, pasi Valencia ka barazuar në fund të takimit. Broja ka luajtur për 91 minuta, duke u zëvendsuar në kohën shtesë nga trajneri i tij. Përveç Valencias, Çelsi do të ndeshet edhe me Lilën dhe Ajaksin. Kësisoj Armando Broja me këtë start të shkelqyer, po tregon dhe një here dhe për më teper, me lojen e tij bindese, është pa mëdyshje një prurje e re në kombetaren Shqiptare, çka do thotë që I shtohet bindeshëm listes së Kombetares shqiptare edhe një tjeter Malësor, ku mbase shumë shpejt do kemi tre malësor në Kombetare, Elsi Hysaj, Bekim Balaj dhe Armando Broja. Ndaj pa medyshje të gjithë Koplikasit, Malësoret e Shkodranët urojnë, deshirojnë dhe presin sa me shpejt, që edhe djaloshi Armando Broja që sot luan me 21 vjeçaret, të jetë neser ylli i kombretars Shqiptare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.