E ku ka më bukur, më krenari se sa ky çast emocionant që hyri në historin e futbollit Shqiptar. Koplikasi Armando Broja, një supër talent i jep fitoren Kombëtares sonë.Ndaj ne u ndjem dy herë krtenar për k%të fitore ndaj Hungarezve. Të faleminderit Armando !!!
Shqipëria mori një fitore heroike 1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi.Por ky ishte dhe një gol historik pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre, i cili do të mbajë firmën e sulmuesit Armando Broja.Pas ndeshjes, 19-vjeccari shpërtheu në lot ku pas tij shkuan të gjithë lojtarët e Shqipërisë duke e përkrahur. Janë lot gëzimi këto, për një supersulmues që Shqipëria do të ketë në sulm në të ardhmen.
Armando Broja ka shënuar sot një gol historik për Shqipërisë, të parin që i dha fitoren e parë ndaj Hungarisë. Ai tregoi krenarinë e këtij momenti historik në fjalët për “SuperSport” pas sfidës.Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollinA ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”, deklaroi Broja.