Ashtu siç e ka percaktuar në urdhërin e lëshuar pak ditë më parë në urdhërin e tij kreu i selisë qendërore blu në kryeqytet Lulzim Basha, për perfundimin e të gjitha zgjedhjeve për kryetar të pd në të gjitha bashkit e vendit, kjo e shtunë ka shenuar zgjedhjet në 12 deget e para nga të gjitha bashkitë. Ndër to edhe dega vendore M.Madhe. Kësisojë në prani të të deleguarit nga qendra z.Flamur Topi, demokratet e M.Madhe i kanë dhënë Ok-ejn për ti drejtuar edhe në një mandat katervjeçar kryetarit aktual z.Anton Kokaj.
Ky i fundit në fjalen e tij para të gjithë demokratve votues dhe nepermjet tyre të gjithe demokratve dhe jo vetem iu ka premtuar angazhimin e tij maksimal, që s’bashku me kryesin dhe gjithë strukturat e PD vendore do të luftojne, dhe do ia arrijnë të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore, kreun e bashkisë, por edhe shumicen në këshillin e Bashkisë M.Madhe. Tashmë demokratet në M.Madhe janë në pritje të konfirmimit të kandidatit per kryetar bashkie nga selia qëndrore blu, çka do thotë që u jepet mundësia të ndezin motorrat elektoral mjaft shpejt.