Realisht duket qartazi se jo vetem që është në kontraditë me investimin e kryer nga qeveria shqiptare për rikualifikimin urban të qyteteve, kësisoj edhe të qytetit të Koplikut, por edhe mjaftë të rrezikshme per jeten e qytetarve.
Është fjala per numrin jo të pakët të depozitave të ujit të pishem të cilat prej vitesh rëndojne në shpatullat e thuajse të të gjitha pallateve në qytetin e Koplikut, dhe ajo çfarë duhet vlersuar jo vetem e rrezikshme per friken e shembjes se tyre nga pesha e mbushjes me ujë, por edhe nga fakti se veçanërisht në hyrjet e pallateve te fundit, si rrjelloje e demtimit të vendosjes së ketyrë depozitave, por edhe të antenave të kompanive të ndryshme, stina e dimrit sjell jo pak veshtersi dhe rrezikshmeri.
Themi keshtu mbasi ata që vendosin depozitat, por edhe ata qe kane vendosur antenat si pasoj e punes që kryhet jo rradhe duke levizur në tarrace, kanë demtuar murin e ketyre pallateve, keshtu e gjithe kjo që është një demtim jo i vogel, ku gjate dimrit shirat e rëna krijojn problem duke futur ne pallat thuajse çfare bije jashte.Dhe ajo qe është me e keqja askush nuk pergjigjet per të mbuluar këto tarraca të demtuara nga perfituesit e pa ligjshem, demtues të shëndetit të banorve, por edhe shkaktarë të një rrezikshmerie të madhe të shembjes së pallateve, ndaj kërkohet nderhyrje emergjente, sa është ende heret pa filluar shirat e vjeshtes dhe ngricat e dimirit, nga bashkia për të derguar specialistet e urbanistikes dhe të emergjencave civile, per ndryshe banoret e këtyre pallateve veçanërisht të pallatit tre seksionesh në qender të qytetit rrezikojnë seriozisht të ketë jo vetem shembje nga pesha e këtyre depozitave të ujit, por edhe nga deportimi i ujrave kryesisht në katin e pestë. Kesisoj kryretari i bashkise Tonin Marinaj më parë se sa të vlersojë lyerjen e fasades të këtij dhe të tjerve pallate, kërkohet të marrin masat e duhura, sot sepse neser mund te jete vone.