Thjeshtë, por mirë. Kështu do thonim për aktivitetin e parë të organizuar per këtë vitë nga Bashkia M.Madhe në qëndër të qytetit të Koplikut. Kjo veprimtari, historike – kulturore ka patur në qëndër të vëmëndjës, dy ngjarjet historike të vëndit tonë, 28 dhe 29 Nentori, ditën e pavarsise dhe të çlirimit. Nënkryetari i Bashkisë M.Madhe Sytki Ndrecaj në fjalen e tij argumentoj edhe faktin se përse pikërisht ky aktivitet organizohet me daten 25 Nentor. Kjo datë është e shenuar theksoj numri 2 i Bashkisë Sytki Ndrecaj sepse pikërisht kjo datë mban “vulen’ e akordimit nga presidenti i Republikës “Nderi i Kombit” për M.Madhe. Ndërkaq ky event i zhvilluar në një mjedis të vogel në bibloteken e qytetit të koplikut, pati një peshë të madhe, edhe për faktin se u gërshetuan bukur mendimet historike të historianit Ndue Bacaj dhe ato të veteranëve të M.Madhe, por edhe nxënësit e gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik. Të gjithë së bashku edhe falë kreshërisë që solli lahutari Pretash Nilaj, i dhanë vlersimin e merituar ketij eventi.