Në një infarmacion të shkurtër, të publikuar në faqen e Bashkisë M.Madhe, mësohet së kreu I kësaj bashkie Tonin Marinaj ka pritur në zyrën e tij krerët më të lartë të dDrejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër.Në këtë infarmacion, janë rreshtuar disa nga temat ku është diskutuar në mes këtyre personaliteteve. Por edhe pse është rënditur e fundit, mbase me e rëndësishmja tem diskutimi kanë qënë zgjedhjet parlamëntare që po afrojnë.Gjithësesi , dukepatur mungesë infarmacioni, nuk kemi të drejtë të hamëndësojmë , se çfarë është thënë për këtë pragfushatë. Ja dhe infarmacioni I plotë i Bashkisë, që vetëm i plotë nuk është….
Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Policisë Shkodër z.Niko Brahimaj ku është diskutuar për të kordinuar punët dhe për të marrë masat e duhura ndaj Pandemisë Covid 19, Krimeve ndaj Mjedisit, Luftën kundër kultivimit të Canabis Sativa si dhe për rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare. Gjithashtu të pranishëm në takim ishin edhe Zv/drejtori për hetimin e krimeve Kryekomisar Kujtim Gjoka, Shefi i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Komisar Leonard Ndreka, Shefi i Rendit Kryekomisar Pjerin Lazri, Shefi i Sektorit Strategjik Kryekomisar Akil Kalo, Shefi i Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj, Shefi i IVMT Malësi e Madhe Bashkim Cubaj dhe N/kryetari i bashkisë Sytki Ndrecaj.