KOPLIK/I ËSHTË DHËNË  LAMTUMIRA E FUNDIT  INTELEKTUALIT BERHAN DULI

0

Është ndarë nga jeta njëri ndër  intelektualet  më të spikatur  në qytetin e Koplikut dhe në të gjithë M.Madhe  tashmë i ndjeri Berhan Duli.Jeta e tij  ka qënë  një jetë intelektuale  e vënë gjithënjë në sherbim të familjes  dhe shoqërisë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Ndonse  nuk kishte shumë kohë  që  kishte dalë  në pënsion , serish  Berhan Duli   ishte  pjesë active  e shoqërisë, ku veçnarisht si një ndër specialistët  më të njohur të ekonomisë , fjala dhe këshillat e tij kanë qënë  motivuese për të gjithë.Duke rrezatuar cilësi të larta morale , profefsionale e shoqërore , çka realisht  e kanë bërë  përherë  Berhan Dulin  njeriun e  kerkuar dhe të admiruar , tashmë mungesa e tij do të ndihet gjatë .Kësisoj me ndarjen nga jeta  të ish zyrtarit  të  formuar dhe të përkushtuar  edhe të Bashkisë M.Madhe  , kreu i kësaj Bashkie  Tonin Marinaj ka reaguar: Sot përcollëm në banesën e fundit mikun tim, të ndjerin Berhan Duli. Berhani ishte një bashkëshort dhe familjar i shkëlqyer, mik i veçantë dhe punonjës i përkushtuar, ku gjatë gjithë jetës i shërbeu Malësisë së Madhe me korrektesi dhe përkushtim si intelektual.Do na mungojë të gjithëve!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.