Me ndërmjetsimin e Pader Artan Selit famulltar i Kishes së Shen Gjonit Koplik është bërë e mundur që të sillen dhuratë disa paisje mjaft të dobishme për spitalin e qytetit të Koplikut. Për të falenderuar bamirësit ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj.Është një sëntëncë e njohur që thot:Dhuratën e pranon dhe Mbreti, por kësaj radhe kjo ka një vlerë të dyfisht , sepse me ndërmjetësimin e famulltarit të Kishës së Qytetit të Koplikut Pader Artan Seli ,
spitalit të këtij qyteti siç shprehen dhe vetë kolektivi i mjeëkve dhe infermierve , por edhe drejtori i Spitalit Rasim Demaj i janë dhuruar këto pajisje që janë më se të dobishme , ku realisht u vihet në ndihmeë mjaftë prej pacienteve.
Për të falënderuar ,por dhe premtuar serisht për mundësi bashkpunimi dhe ndermjetësimi në fjalën etij Padër Artan Seli është shprehur edhe një herë falënderues për kontributorët. Nderkohë që drejtori i spitalit Rasim Demaj e ka falenderuar përzëmërsisht padër Artan Selin për këto pajisje mjaft funksionale për spitalin e Koplikut,
Nderkaq kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj në fjalën e tij flënderuese është ndalur tek fakti , se kur njerzit që kanë mundësi të kontribuojnë ethonë fjalën etyre me vepra, kjo është mjaft e dobishme per njerzit.,
Nderkohë që mjekja e këtij spitali ka spjeguar rëndësinë e këtyre aparaturave bashkeëkohore dhe mjaftë efikase për kontrollin dhe monotorimin e shëndetit të pacietnteve.
Kësisoj gjatë këtij bashkëbisedimi me mjeket , infermieret dhe stafin drejtues të spitalit në qytetin e Koplikut të Pader Artan Selit , dhe kryebashkiakut Tonin Marinaj është vlersuar fakti se kur gjëndën rrugët e bashkpunimit , edhe sukseset nuk mungojnë.