Konsullja Italiane Luana Michelli pritet nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë Z Ervis Moçka. Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlore Ervis Moçka,priti në zyren e tij konsullen italiane Luana Michelli. Qëllimi i këtij takimi ishte: Dorëzimi zyrtar në emër të presidentit të Lega Navale italiane prej Znj. Michelli të omazhit për kryetarin e qarkut Vlorë, me rastin e mbylljes të edicionit të verës së Regates Grande Salento 2018. Kjo regatë e ka nisur edicionin e këtij viti në fillim të korrikut,ku anijet me vela të Lidhjes Detare Italiane zbarkuan në brigjet jugore të vendit, bregdetin e qarkut Vlorë. Ky kompeticion sportiv shërbeu edhe si nje mesazh takimi e miqësie midis dy popujve e kulturave që bashkohen edhe përmes detit.