KOMUNEN E TUZIT TË GJITHË PO E VIZITOJNË , VETEM MALËSORËT ENDE

0

Të gjithë po e vizitojnë komunen e Tuzit, madje këto 7 muaj drejtimi të kësaj komune nga drejtuesit e tre partive politike Shqiptare, këtu kanë qëne mysafire mjaftë autoritete nga mbarë Shqiptaria. Ajo që çuditërisht ende nuk ka ndodhur është mos prania qoftë edhe një zyrtari të rangut të dytë nga Bashkia M.Madhe në Shqiperi. E shtrojmë këtë pyetje përse? Për vet faktin se komuna e Tuzit është komuna e Malësisë së ndarë përgjysem dhe për më tëpër dikur këtë komunë kur nuk ishte me të drejta të plota ka patur mjaft bashkëpunime si me ish kreun e Bashkisë aso kohe në Koplik Ramdan Likaj, apo dhe ish nënprefektin e M.Madhe Sytki Ndrecaj e tjerë, gjithësesi tanimë mësohet se: Kryetari i komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj priti sot në takim, drejtoreshën e Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj.Andriola Morina Kambo, me të cilën biseduan për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave do të ndikojnë drejpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytatarëve në komunat tona! Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, ka si qëllim të bashkëpunojë në një program të vetëm në fushën e punësimit përmes kulturës dhe trashigimisë kulturore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.