Kombëtarja Shqiptare “uzurpohet” nga djemt e M.Madhe

0

Kombëtarja Shqiptare  ka grumbulluar   elitën e futbollistëve kuq e zi, kudo që ndodhen , dhe nga kudo që luajnë  lojen magjike të topkëmbës.Ajo që vlen tëckitgohet  me krenari , është  fakti se në  këtë  grumbullim, veNmas dy gjigandve   të  futbollit Shqiptar  Hysaj dhe Balaj, dy djem nga Reçi i M.Madhe, janë  edhe katër talente   futbolli malësor që  janë  vëndosur nën urdhërat e  teknikut reja.Ata janë: Mitaj, Çokaj, Armando Broja dhe  Mihaj .E pra , ndaj kemi të drejtë krenohemi , se kemi  më shumë  se gjysmën e  kombëtares  me djem Malësie.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar, për 3 ndeshjet që do të zhvillohen në muajin shtator, transfertën polake dhe dy ndeshjet në Elbasan ndaj Hungarisë dhe San Marinos.Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.Gjithashtu vlen të theksohet se në Kombëtare është rikthyer edhe Enea Mihaj, i cili aktivizohete te PAOK-u në Greqi. Mbrojtësi mungoi për një kohë të gjatë, për shkak të dëmtimit.Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë. Lojtarët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.