KOLË BUÇI “QYTETAR NDERI I BASHKISË M.MADHE”

0

Në mes kater personaliteteve të M.Madhe, të cilet janë vlersuar nga këshilli i Bashkisë me titullin e lartë “Qytetarë Nderi”, ka qënë edhe këngëtari tanimë legjëndë i kënges tradicionale Malësore e shqiptare, tashmë i ndjeri Kolë Buçi. Kësisoj në hapësiren kohore të dy ditëve është organizuar e gjithë veprimtaria për akordimin dhe dorzimin familjarve të këtij titulli për këngëtarin Kolë Buçi. Ndaj në diten e parë këshilli i bashkise ne unison i ka miratuar kërkesat për këtë titull nderi, nderkohë që të nesermen, po në mjediset e këshillit të bashkisë ështe organizuar ceremonia zyrtare e dorzimit të këtij titulli familjarve të Kolë Buçit. Kështu fillimisht është kënduar nga pjesmarrësit hymni flamurit kombëtar, dhe më tej kryretari i bashkisë Tonin Marinaj në fjalen e tij ka vlersuar talentin dhe meritat e kengëtarit Kolë Buçi.
Me pas ka qëne vëllaj i të ndjerit Kolë Buçi, edhe ky një tjetër këngëtar i dinastisë Buçi, i mirënjohuri Biq Buçi i cili ka falenderuar keshillin e bashkisë dhe autoritet e tjera të artit dhe kultures për mbeshtetjen e dhënë vllezërve Buçi gjatë jetës së tyre artistike.Këngët “Frynë për jetë murlani i Hotit” apo “Prek Gjeloshi” e të tjera, të shfaqura ne sfond i kanë dhënë bukurinë vijushmerisë së aktivitetit, në një tjetër mjedis në Bajzë të Kastratit, aty ku familja ka shrtruar edhe një darke në shenjë respekti e mirënjohje për të gjithë të pranishmit.
Në fjalen e tij në ëmër të familjes Biq Buçi ka falenderuar edhe një herë te gjithe autoritet dhe veçanarisht djalin e kastratit, njërin nga organizatoret e “Sofres Bajzjane”, emer të cilin e mbanë edhe shoqata e tij në Londer Ejll Çulaj, por edhe kastratsi tjeter prej Aliajve Ylber Shabi, të cilet mundësuan realizimin e një këngë kushtuar legjendës së kengës Kolë Buçi.
Më pas është hedhur në projektor kjo kengë të cilen e ka kenduar këngëtari nga Kosova Nexhat Jaha me tekst të poetit Ramazan Çeka. Aktiviteti ka vijuar këndshëm me pershendetje dhe kujtime nga të afërme, por edhe ish kolegë ndër vite në skena me Kol Buçin, si Jonuz Delaj, apo edhe të dy vllezrit Biq e Nikoll Buçi, por edhe Kujtim Rexhvelaj, e poeti Dak Keqaj e mjafte të tjerë.
Trokitja e gotave më të afermit, por edhe kengët në këte aktivitet ishin dhe mbeten kryefjala e gjithe eventit në kujtim të të madhit Kolë buçi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.