Ish sekretari i Klubit të Veleçikut Dalip Rrustemaj u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Para fillimit të ndeshjes Veleçiku-Burreli që u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi” u zhvillua një ceremoni për nderimin e zyrtarit të klubit koplikas. Kryetari i bashkisë së Malsisë së Madhe Tonin Marinaj shprehu ngushëllimet e tij familjes Rrustemaj ku ndër të tjera tregoj dhe për kontributin e të ndjerit për Veleçikun por edhe postet e tjera që ka mbajtur.Ndërkohë sekretari i klubit të Veleçikut Nuri Rexha shprehet i trishtuar për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.Në fushen e lojës në ndeshjen Veleçiku-Burreli ndodhej edhe djalit i të ndjerit, futbollisti i ekipit koplikas Elvis Rrustemaj i cili do të vijojë për të mbajtur emrin e mirë që la babai i tij.
Klubi i futbollit “Veleçiku” nderon ish sekretarin e tij Dalip Rrustemaj
Me hidhërim njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Dalip Rrustemaj. Dalipi ka dhënë kontribut të madh në fushën e sportit si sportist dhe më pas Sekretar i Klubit të Veleçikut. Gjithashtu Dalipi ka kontribuar edhe në sferën administrative duke qenë i përkushtuar në çdo pozitë që i është ngarkuar. Ka punuar në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit dhe prej vitit 2015 ka drejtuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Bashkinë Malësi e Madhe.
Do na mungojë të gjithëve!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!Ky është statuesi i shkruar në faqen e Bashkisë M.Madhe, në ditën e ndarjes nga jeta të Dalip Rrustemaj. Ndaj bashkia M.Madhe , klubi i futbollit Veleçiku, të cilin e ka drejtuar për disa vite Dalip Rrustemaj kanë organizuar para ndeshjes Veleçiku- Burreli homazhe nderimi e respekti, në mirënjohje të Dalip Rrustemaj.