KJO NATË KORRIKU E FTOHTË

0

QAJ

Qaj me veten time

Pa ditur se lotët e mi

Rrjellin në faqe

Dhe marrin drejtim

Aty ku lindin tek zëmra ,përsëri

Për tu fshehur serish në syt e mi.!

TANI…

Në këtë buzëmbrëmje

Në rrumbullaksinë e hënës

Pash të skalitur fytyrën tënde

Tek rrezatonte pjeset e padukshme të zëmrës…

Tani ….

Një grumbull i vogel rëje

I skuqur nga Turpi leviz në qiellin e ndezur

Aty thua thua je fshehur Ti, këtë mbrëmje?!

Në mes rëve , gjithënjë dashuria jonë ka ecur.

Tani…

Vapa e ditës ka mbledhur ajrin e freskët

Po pushojnë mëndimet e lodhura gjatë ditës

Vallëzojnë ëndrrat mes ditesh dhe netësh

Unë dhe ti jemi për to gjithënjë mrëprites.

KJO NATË KORRIKU E FTOHTË

Kjo natë Korriku e gjatë

Po ikën ngadal, duke u dridhur

Minutat kohen nuk dinë me mat

Ç do second me Ty jam duke pritur…

Ah pritje që njerzimi hrron që e pret!

Ti çdo mardhënije me ne ,me mua ke ngrir

Renkimet e tua luftojnë çdo sekond në jete

Kufiri i natës me mengjesin  e ri , i vështirë…

Kjo natë Korriku me një vapë të ftohtë

Po ikën ngadal, nga qielli një yll është duke ra

Kështu e paska kjo jetë, ne rojtar të yjeve ,në këtë Botë.

Natë e gjajtë…

Mengjes I ftohte, ngjitjen dhe zbritjen e yjeve duke paaaa.

NË QOSHE ZËMRE

Vetëm kur të jesh

Mall nëse ke për mua

Më fto për kafë n’mengjes

Mos më thuaj të dua.

Inatin e ditës lërë për n’mbrëmje

Nese me shikon mos me trazo

Jam strukur tek ti në një qoshe zëmrë.

PER TY …

Unë ëmrin tënd e zë perherë në gojë

Kudo që shkoj me vete në zëmër e ruaj thellë

Veç në ndodht të kthehem në rrënoje

Ti do jesh lëgjënda imë mbi një keshtjellë.

Në syt e ty ëndërrën time të bukur lexoj

Në ballin tëndë të gjerë shohë krenarinë

Në buzët e tua , ah pres … pres puthjen të shijoj…

Unë ëmrin tënd kam për ta vënë ne çdo vjerrsh

Si një yll të artë për Ty zëmër vargun do ta shkruaj

Besoje shpirto dhe poezia ime e kupton që je me peshë

Këtë ëmër shenjtëror skam për të humbur , do ta ruaj..,.

ERA

Era u lodh

Duke kënduar kodrave

Këngët e stërgjyshërve tan

Unë shikoja ty nënë melodinë e flokve

Mëndja më shkojë tek këngëtarët e moçem të kohërave

Mauzerret dhe melodinë e malësoreve, kurr nuk I ndanë .

KËNGA

Ajo këngë që dikurë ti këndoje

Tashti flë në buzët e mia….

Ta dish veç një gjë do të doja

Puthje për këngën, ajo është dashnia!

ZAGUSHI

O njeri zëmërmirë

Me jep pak uji të ftohtë, kam zagushi

Më janë djegur buzët natën në errësirë

Nga ëndërrat, ku burrimi yt i la pa pi….

BARI

Ai vuri këmbën në brishtësinë e barit

Mbi at tufëz bar të gjelbër, të butë si gëzof

U ngulit fortë dhe egërsisht këmba e kalimtarit

Jo vetëm ti o pushtëtar, por dhe unë,çuditërisht vëtëm shof…!

Eh…E shikojmë të gjithë këtë brishtësi të butë

Trotuarit kapërdisen “pushtuesit” tek shesin mënd

Ënde se kanë të qartë , e kanë fituar me votë, apo “luftë”?

Ne s’jemi më të mirët, por si ne askund o popull nuk gjënë.

Rrinë në kafene dhe levdojnë te madhin e tyre si Pasha

Dhe kënaqën që këmba e tyre shkelë mbi barin e njomë

Servilet dhe mosmirënjohesit janë me sundimtarin në çdo kala

Ndaj tek këmbët e tyre , duhet te shtrihet veç dora e jonë.

SHEKUJT SE NDRYSHKEN DASHNINË
Prej shekujsh malet aty ku janë qëndrojnë
Prej mijëra vjetesh mbi supet e tyre bije borë
Që në lashtësi njerzit njësoj puthin , dashurojnë
Vjet pas vjeti dashnisë i thurin këngën luleborë.
Deti përsëri ashtu valet në shkëmbinj i shkapet
Dhe ti me mijëra herë detit dhe mua na bënë me sy
Thonë se edhe pas një mijë vitesh kështu do jetë
Do të kendojnë një këngë poetet për mua dhe Ty.

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.