Kitara

0
Nga:Festim Avdyli, Prizren
Kur kitares së Gërvallës, teli iu këput,
nuk na mjaftoi një mal me gurë
për ta gdhendur melodinë,
që gitara na kishte kërkuar,
si paqe e bardhë këndimi.
Melodia e munguar nga teli i këputur,
u sfidua nga acari i një janari
e u shua si një rrënjë e palëkundshme, akull e ngricë.
Nga shuarja e saj,
Hiri i mbetur si një feniks i rilindur,
u shndërrua në luleborë,
luleborë, në mes të janarit.
veshur me vello të kristaltë.
Me acarin e akullt, duhet jetuar
ashtu si trëndafili me gjëmbat,
për hir të aromës,
e lulja në acar, për hir amanetit,
që mban toka, ku lulja, mbiu!
Melodia jote e mbulur në acarin e janarit
E skalitur thellë në heshtjen e pikëlluar
që sa herë era të qaj
si lot do të zbresë nga qielli
e të ulet ngadalë qetësisht
në prehrin perlë loti
në telat e rrahjeve të zemrës,
në ndjenjën sy pagjumë që quajmë njeri
Eh ç‘krenari e gjakosur kjo, që thërret e ther
si një qarje stinësh dimri në shpirt
si një lum i vërshuar
copa-copa kujtimi yt u gris,
përhumbur në pluhurin
e ndryshkur të bardhësisë
atje ku dhe fryma ndal
rrugëtimin e braktis.
Autor: Festim Avdyli, Prizren
00383 44 983 999

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.