Hajrudin S.Muja, KISHA E SHERRIT, Botoi:LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2014
Nga: nail Draga
Në kuadrin e mërgimtarëve shqiptarë të cilët jetojnë e veprojnë në SHBA, ekzitojnë individ të cilët përveç punës së obliguar, ekzistojnë edhe të atillë të cilët merren me hulumtime e botime të ndryshme. Në këtë kategori të rrallë bën pjesë H.Muja, i cili deri më tash është prezantuar me botime të ndryshme shkencore e publicistike të cilat për nga qasja dhe tematika e trajtuar kanë zgjuar interesim të opinioni i gjerë.Në vazhdën e botimeve nga H.Muja, kësaj here kemi marrë në shqyrtim librin Kisha e sherrit, botuar nga Logos-A, në vitin 2014.Çështja në fjalë ka të bëjë me një situatë të panjohur deri më tash jo vetëm në territorin e komunës së Tivarit, por edhe më gjerë në Mal të Zi, sepse kemi të bëjmë me vendosjen e objektin metalik në maje të malit të Rumisë. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ishte i natyrës politike, duke dëshmuar në praktikë intolerancën ortodokse kundrejt grupeve të tjera religjioze, edhe në këtë mjedis multinacional e multikulturor, e vendosur pa leje të organeve komunale në Tivar.Një veprim i tillë nga Kisha Ortodikse Serbe(KOS), dëshmon se ata janë në shërbim të falsifimit të historisë përkatësisht të politikës serbomadhe e cila është duke realizuar objektivin përmës kishës, e cila vazhdimisht ka qenë në shërbim të politikës shtetërore serbe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kemi të bëjmë me realizimin e programit të Naçertanijës(1844), që është në vazhdimësi nga Kongresi i Berlinit(1878), duke vazhduar deri në kohën tonë me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. Të gjithë jemi dëshmitarë për rolin e KOS-it në mbeshtetje të luftës gjenocidale kundër Kroacisë(1991-1995), Bosnjës(1992-1995) dhe Kosovës(1990-1999). Ndonëse në statutin e saj nuk përcakton përmbajtje politike KOS-i, si institucion fetar, si më parë edhe tash është duke luajtur rolin parësor politik, në skenën politike ballkanike, ekskluzivisht për interesa të politikës ekspansioniste serbe.Në këtë aspekt në sulm ishin si më parë edhe tash viset shqiptare, ku mali i Rumisë, përkatësisht krahina etnografike e Krajës, së bashku me ujdhesat e liqenit të Shkodrës, ishin në shënjestër të politikës klerikale serbe. Kujtojmë këtu, më parë kolonizimin e ujdhesave në liqenin e Shkodrës me personel ortodoks, si dhe ndërtimin e objektëve sarkale, vizitat e përvitshme jo vetëm klerikale me 3 qershor të kisha Shën Mërisë në Ostros, e së fundi edhe vendosja e objektit metalik në Rumi, dëshmojnë strategjinë kishtare e politikës serbomadhe. Nuk ka dilemë se organizimi i ceremonive fetare nga KOS-i, nga viti 1990 e më pas është provokim për shqiptarët si popullsi autoktone, me qellim për të nxitur reagime dhe konfrontime me prapavi politike.Kisha metalike u vendos me 18 qershor 2005, në sajë të financimit të KOS-it si dhe ndihmën e helikopterëve ushtarak “Mi-8”të ushtrisë së Serbisë e Malit të Zi, me bekimin e pushtetit malazias. Një veprim i tillë kishte mbeshtetjen direkte të partive politike serbe, të cilat ishin të pranishëm në vendosjen e saj në Rumi. Dhe nga ajo kohë kemi ndarjën e pikëpamjeve në lidhje me këtë objekt metalik, ku përfaqësuesit e KOS-it e quajnë kishë, ndërsa të tjerët, objekt i llamarinës e cila është provokim i hapur për qytetarët e këtij mjedisi.Edhe pse më herët pushteti qeveritar ka marrë vendime për ta larguar atë objekt nga Rumia sepse është i paligjshëm, ilegal dhe me pasoja politike për popullsinë e këtij mjedisi, deri më tash konkretisht nuk është zhvendosur nga aty. Deri, kur do të tolerohet një veprim i tillë, mbetet për të parë, por përgjegjësia direkte bie mbi pushtetin, sepse nuk është duke realizuar në praktikë obligimet dhe vendimet ligjore. Çdo hezitim në këtë aspekt, del qartë mosgadishmërinë e pushtetit për të vepruar, apo ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë miratim të heshtuar ndaj këtij veprimi të KOS-it, që është duke u sjellur sikur shteti në shtet.Të shqiptarët një veprim i tillë ka irituar opinionin, ku kanë reaguar subjektet politike dhe individë të ndryshëm, sepse Rumija për shqiptarët është mal i veçantë, që bënë pjesë në traditën popullore shqiptare. Ajo në të kaluarën ishte vend peligrinazhi për shqiptarët, por edhe të përfaqësuesëve të konfesionëve të tjera, duke mbetur pjesë e vetëdijës së popullit në këtë mjedis. Çdo tentim, për të ndryshuar traditën, përkatësisht vendosjën e një objekti metalik identik me kishë, e ate përmes një subjekti kishtar serb, del qartë strategjia e politikës serbomadhe që KOS-i ka qenë në shërbim të vazhdueshëm të politikës ekspansioniste serbe në ballkan.Duhet cekur më këtë rast se më herët në Rumi nuk ka pasur kishë, që dëshmohet edhe nga harta e vitit 1571, ndërsa çdo tentim për të eliminuar të dhënat shkencore në këtë aspekt, nga përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe, janë të pabaza dhe irituese për opinionin e gjerë, sepse ka kaluar koha e manipulimeve, sepse çdo gjë është transparente për të gjithë ata që duan të kuptojnë realitetin në këtë mjedis.Dhe në fund duhet falenderuar autorin i cili trajtoj një temë të veçantë më përkushtim, që është botimi i vetëm deri më tash në gjuhën shqipe. Ndonëse kemi të bëjmë me një çështje e cila ka marrë përmasat e politizimit, dhe me pasoja për qytetarët e mjedisit përkatës, autori nuk spekulon por ka konsultuar një literaturë shumëdimensionale, duke ofruar përfundime të qëndrueshme. Një libër i tillë meriton të përkthehet edhe në gjuhët sllave, si malazeze apo serbe, sepse kemi të bëjmë më një çështje të politizuar që është në kundërshtim mbi parimet e tolerancës qytetare e asaj fetare dhe të demokracisë si kudo në botën e qytetëruar.