Administrata e re e komunës së Tuzit në Malin e Zi, gradualisht po i merr në dorë “frenat “ e drejtimit ligjor të komunes tashmë me të drejta të plota. Kështu veçmas mjaft problematikave në fushen e ekonomise, infratruktures, zhvillimit dhe kulturës edhe sporti ka zënë një vënd të rendësidshem në vëmëndjen e Komunes së Tuzit të Drejtuar nga kryetari Nik Gjeloshaj. Kështu në mbledhjen e vet Kuvëndi i klubit të futbollit “Deçiqi” në Tuz është mbledhur, dhe teksa ka diskutuar rreth mundësive dhe perpjekjeve të perbashkëta të të gjithë aktorve dhe faktorve per ti dhënë një tjeter performancë këtij ekipi, ndryshe nga e kaluara, jo fortë pozitive. Ndaj në përbërje të këtij kuvendi ishin intelektual të fushes së sportit, si Gjeto Vulaj, Emin Palaj, Nexhad Krniq, Leon Dukaj, ku të gjithë antaret e këtij kuvëndi janë dakordësuar dhe kanë zgjedhur organet drejtuese të klubit te futbollit. Kryetar i kuvëndit të klubit të futbollit “Deçiqi” është zgjedhur Leon Dukaj. Ndersa këshilli i ri drejtues i klubit ka në perbërje Pal dreshaj, Mark Camaj, Demir Kanoviq, Albino Camaj dhe Ferid Pio Koqiq. Nderkohë që kjo mbledhje e kuvëndit të Klubit është pasuar me shkarkimin e presidentit të deritanishem të klubit Tahir Dreshoviq, dhe në vënd të tij është zgjedhur intelektuali i njohur Pal Dreshaj. Me këto ndryshime vlersohet se klubi i futbollit “Deçiqi” rikthehet në identitet.
Pregaditi: Gezim Vuçaj