KF Deçiqi ka barazuar një ditë më në ndeshjen e zhvilluar me ekipin Sutjeska nga Nikshiqi 1-1.Ndeshja e raundit të 6-të të ligës së parë u luajt në stadiumin e Tuzit.Deçiqi shënoi i pari, në minutën e 19-të nga Kristijan Vulaj, për 1-0 me çka përfundoi pjesa e parë.Mbydhja me fitore e pjeses së nga futbollistët e qytetit të Tuzit, ka ngrohur zërat e tifozërisë së Deçit, duke shpresuar pë një fitore të rradhës.Por duket se nuk kanë qënë të këtij mëndimi fuitbollistët nga Nikshiqi të cilët në pjesen e dytë barazpeshuanë lojën.Kështu Sutjeska barazoi në minutën e 53-të. edhe pse synohej fitore, pëerseri duhet cituar fakti se djemt e skuadres së qytetit të Tuzit, po tregojnë se jo vetëm nuk ishte rastësi rikthimi në elitën e futbollit të Malit të Zi por KF Deçiq vazhdon të ruaj vendin e dytë në ligën superiore të Malit të Zi me mjaft dinjitet.Kësisoj rrezultatë pozitive, dhe ambicja për të qendruar në rivalitet të plotë për vëndin e parë, dhe mbi të gjitha pë të siguruar një biletë pë r kupat e Europës, ka bërë që Deçiqi veçmas Tifozërisë së vet në Malin e zi , të rrisin fansat edhe në Shqipëri, veçanarisht në M.Madhe dhe në Shkodër, duke kompesuar në një farë mënyre edhe kaosin e futbollit Shqiptarë.Po kështu edhe mungesen e një prezantimi aspak dinjitoz të viteve të fundit të skuadrave tona Vlllaznia dhe Veleçiku, ku në ç’do sezon janë perplitur në fund të tables për të mbijetuar.