KËTA TË TRE JANË PA VORR…

0

At Gjergj Fishta. At Bernardin Palaj dhe Sulco Beg BUSHATI (nuk kanë vorr).

Nga: Qamil Gjyrezi

Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 – Lezhe, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921.
Bernardin Palaj (Shkodër, 2 tetor 1894 – 2 dhjetor 1946) ka qenë frat françeskan, mbledhës folklori dhe shenjtor shqiptar. Shquhet së bashku me P. Donat Kurtin për mbledhjen e folklorit, i cilësuar nga albanologia ruse Agni Desnikcaja “njohësi më i mirë i Alpeve”. U pranua si shenjtor më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.
Sulço Beg Bushatin ekzekutohet me urdhër të Enver Hoxhës dërguar Mehmet Shehut. U ekzekutua gjatë ditëve të para të shkurtit 1945 pas këtij radiogrami të Hoxhës, por duket se ata janë arrestuar dhe i është bërë edhe gjyqi që i ka dënuar me vdekje.
Sulco Beg BUSHATI
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Veprimtar politik, anëtar i komisionit administrativ të Shkodrës (1914-1915), zv. prefekt i saj. Lindi në Shkodër. Në vitin 1913 kun-dërshtoi Esat Pashë Toptnin për dorëzimin e Shkodrës. Në vite 1914-1915 u zgjodh anëtar i komisionit administrativ të Shkodrës. Gjatë kohës së Mbretërisë shërbeu si zëvendësprefekt dhe si drejtues i xhandarmërisë. Mori pjesë si drejtues në Luftën Koplikut. Pas dështimit të konferencës së Mukjes, u rreshtua në radhët e Bllokut Indipendent. Me largimin e gjermanëve u fsheh dhe refuzoi të largohet nga Shqipëria. Duke e ditur se komunistët do të ndëshkonin këdo që do ta strehonte, Sylço Begu u largua drejt rrënojave të ish shtëpisë së vëllait së tij, ku nuk shkelte më njeri. Aty u kap nga komunistët. U pushkatua bashkë me Dom Lazër Shantojën [shih], më 21 shkurt të vitit 1945 në Tiranë. Më 25 prill 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit N. Ç. të Nënprefekturës së Malësisë së Madhe vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të paluajtshme. Një vit e gjysmë më vonë, më 11 korrik të vitit 1946, po ky Komitet përsëriti urdhërin për sekuestrimin e pasurisë së tij, por tashmë edhe asaj të luajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 94, 7 tetor 1946, f. 2; Gazeta Zyrtare, nr. 63, 15 korrik 1946, fq. 7.
Pse interesohej personalisht Enver Hoxha për priftin katolik dhe Sulçe Beg Bushatin në Shkodër dhe si e aprovoi dënimin e tyre me vdekj. Dy radiograme të shkurtit 1945 të nënshkruara nga Enver Hoxha dhe dërguar Mehmet Shehut në Shkodër fshehin një prapaskenën në vdekjen e Dom Lazër Shantosë ku ka dorë vetë Enver Hoxha.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Image may contain: 1 person, close-up
Image may contain: 1 person
Image may contain: 1 person, close-up

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.