KËTA TË TRE   DO QEVERISIN MALIN E ZI , A DO JENË PRENDIMOR  SA  GJUKANOVIÇI?

0

Sot u mbajt një takim i liderëve të tre koalicioneve opozitarë, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazoviq, që sipas gjitha gjasave do të formojnë Qeverinë e re në Mal të Zi, duke larguar Milo Djukanovic-in në opozitë pas 30 vjetëve.Koalicioni serb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate të fituara dhe koalicioni “Paqja është kombi ynë” me 10 mandate të fituara, për formimin e shumicës ju duhen edhe 4 mandatet e fituara nga koalicioni “E zezë dhe e bardhë” në krye me Dritan Abazoviq.Nga kjo i bije se çelësat për formimin e Qeverisë janë në dorën e Abazoviqit.Sipas tre liderëve, ata në takimin e sotëm ranë dakord për parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme.Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.
Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë.
Ata thanë se, përveç kësaj, u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.Koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” që është edhe subjekti më i madh nga tre subjektet opozitare, ka një orientim të politikës lindore, kah Serbia dhe Rusia, të fushatës anti-NATO por edhe kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës.

V.O. ky infarmacion është marr nga Malësia org.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.