Është mbledhur këshilli i Bashkisë M.Madhe dhe ndër të tjera, mbasi është mbajtur një minut heshtje në nderim të viktimave nga termeti, është diskutuar për pikat e përcaktuara në rëndin e ditës. Kështu pika e dytë në axhendën e kësaj mbledhje ishte: Miratimi i projektit për përmisimin e pyjeve, rrallimin dhe ripyllëzimin, në Njesinë Administrative Qëndër, Përroji i thatë, sipërfaqja e nderhyrjes 8.7 hektarë. Ndonse specialist i pyjeve e argumentoj arsyen se përse kërkohet vota e këshilltarve në këtë raste, këta të fundit, nuk u bindën dhe votuan kundër, duke mos e miratuar një propozim të tillë. Ishte ky do thonim një sinjal i qartë për administratën e Bashkisë dhe vete kyetarin Tonin Marinaj i cili rradhë shkon në mbledhjet e këshillit të Bashkisë, ky sinjal mund të lexohet, si jo votë reshti edhe pse këshilli është thuajse i gjithi i rilindjes. Po kështu edhe ngritja e disa problemeve nga kreu i grupit të këshilltrarve socialist Lulzim Zara, veçanërisht rreth situatës së krijuar pas termetit, mund të konsiderohet si një pergjegjshmeri e këshillit të bashkisë per mjaftë problematika.