KESHILLI I BASHKISË M.MADHE VLERSON ME ”TITULLIN QYTETAR NDERI” PAS VDEKJES MARASH KOL DAJANAJ

0

Të nderosh, dhe respektosh figura të spikatura të një treve e cila realisht, krahasimisht me shumë treva të tjera, ka emra vertetë të spikatur që i bëjnë nder, jo vetem vëndit ku kanë lindur dhe kane kontribuar por dhe shumë më gjërë. Ndaj në ketë konktekst vlersimi nga këshilli i bashkisë dhe dorzimi nga kryetari i Bashkisë M.Madhe z.Tonin Marinaj të titullit “Qytetar Nderi”,
njërit prej figurave të shquara të Hotit, siç është Marash Kol Dajanaj.
Këtij personazhi, ky titull i akordohet pas vdekjes. Ndaj në këtë ceremoni të dorzimit familjarve të tij, kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, i ka ftuar të gjithë të pranishmit të ngrihen në këmbë dhe të nderojnë edhe hymnin tonë kombëtarë.

Nderkaq duke ia dorzuar këtë titull, djalit të Marash Kol Dajanaj, këtij djaloshi që prej shumë vitesh jeton dhe kontribuon për familjen e tij në Amerikë. Ky i fundit duke marrë këtë vlersim e ka quajtur një dhuratë të bukur për të dhe familjen e tij që i bëhet nga Bashkia M.Madhe duke i nderuar dhe respektuar babain e tij. Në këtë takim ceremonial kanë folur mjaftë nga pjesmarrësit.
Të gjithë kanë sjellë në kujtesë njeriun e mirë, njeriun fisnik, burrin familjar dhe trim deri në kufirin e vendosmërisë per të mos u dorzuar asnjeherë para veshtersive. Kështu jane evidentuar nga folësit ngjarje dhe episode nga jeta e tij në ushtri ne vitin 1949, kohe kur provokacionet Greke ishin dhe mbeten një akt i lartë trimërie. Po kështu edhe qendra prej fisniku gjatë dy burgosjeve të bëra nga rregjimi komunistë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.