Këshilltarët e Bashkisë M.Madhe , mbasi kanë marrë në dorë një realacion të Drejtorisë Juridike dhe Menaxhimit të Aseteve në Bashki , nuk kanë ngurruar për ti dhënë Ok-ejnë miratimit për bashkëfinancimin e Projektit kinomatografik “Sofia”.Për të konkretizuar këtë bashkecfinancim , këshilltarët jo vetëm që nuk kanë nguruar, por as edhe nuk janë thelluar shumë për të mësuar detajet. I rëndësidshëm është fakti se ky propozim për këtë bashkpunim vjen jo nga sektori I kulturës, por nga Drejtoria Juridike Dhe e Menaxhimit të Aseteve.Por për të zbatuar porosinë e kreut të Bashkisë Tonin Marinaj, ishin prëzent para këshilltarve ,Drejtori I financës, ai Kulturës dhe tjerë.Mëqënse pandemia nuk e “lejoj” Bashkinë të organizojnë Logun e Bjeshkve, si edhe as festen e Reçit, duket se u gjetë një mundësi që këto para të mos “digjen” dhe kultura të “perfitojnë” fiks 2 miljon lekë për projektin e filmit”Sofia”. Ndaj gatishmderia e këshilltarve ishte maksimale, perjashto 3 vota kundra.kësisoj shoqëria “Seven” Production me Producente Arbana Osmani, tashmë po punon për të realizuar filmin “Sofia”. Realizimi I këtij filmi , sipas “dhënësve” të këtyre parave vlersohet I dobishëm për të percjellë traditen e trevës M.Madhe nëpërmjet këtij filmi.Kështu Këshilltaret e Bashkisë sot i dhanë Ok-ejnë miratimit të ndryshimit të destinacionit për fondet e parashikuara për sektorin e kulturës, arsimit dhe shëndetësisë.Pa dashur të bëjmë as kritizërin e as “këshilluesin”, kjo për faktin se këshilltarë ka plotë kabineti I kreut të Bashkisë, do thonim që “Sofia” i gëzoftë këto 2miljon Lekë, por ju këshilltarë të Bashkisë kujtojuni se do mbetini në histori si mbeshtetës vetëm të filmave, se në tersi për kulturën në M.Madhe pakë këni berë për të mos thënë aspak.