Gjithënjë e më qesharake po bëhënj mbledhjet e këshillit të Bashkisë M.Madhe.Veçmas mjaft të tjerave dy probleme kanë vijuar të krijojnë zhurmen tradicionale te foillimmbledhjes. Mosdenjimi I kreut të Bashkisë Tonin Marinaj per të marr pjesë në mbledhje ka qënë debate kryesor I këshilltarve.Nderkohë që n\nkryetari Sytkli Ndrecaj, iu ka premtuare këshilltarve se të gjitha Sshqetësimet e tyre do I percjellin tek kryetari Marinaj.Gjithësesi, gjithëçka është miratuar çfar ka dashur administrate.Miratimi i disa ndryshimeve në statusin e qëndres së klubit sportiv shumësportësh të Veleçikut të Koplikut solli debate në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkure të Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe. Këshilltarët e djathtë kërkuan transparencë dhe barazi tek emrat e atyre që do të bëhen pjese e strukturave drejtuesve të këtij ekipi në sezonin e ri futbollistik në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, juristja e Bashkisë Malësi e Madhe, Elsa Muçaj, foli për ndryshimet që duhen bërë në mënyrë që ekipi të nisë punën sa më shpejt.Ndërkohë, një pikë që solli debate ishte edhe ajo e dhënies së dakortësisë për dhënien me qera apo në përdorim të sipërfaqes pyjore në Njësinë Administrative Këlmend për shtrimin e tubacioneve në funksion të ndërtimit të HEC Vriela.