Pas asaj dorëheqje të detyruar të të perzgjedhurit, kryetar bashkie nga Edi Rama të Valdrin Pjetrit, por edhe drejtues politik i qarkut. E vetmja dorëhqje që pati bërë bujë, madje dhe u komentua në qarqe të ngushta, si një dorëheqje e detyruar, ishte ajo e ish drejtorit të Tatim Taksave në Shkoder z,Hysen Hysa. Justifikimi në fakt nga z,Hysaj ishte standart: Për arsye personale. Ndaj menjëherë pas mbledhjes se kreut te selisë rozë Edi Rama me drejtoret dhe shtrukturat politike të socialisëtve në Shkoder, ku tanimë është bërë ë ditur se u është kërkuar dorëheqje të gjithë drejtorave, mëshkuj, ndersa fëmrave duket ua ka lëne fakultative, dorëheqjen. Pra cili do jëtë motivacioni, neser i dorëhqjeve?
Personale e dertyruar, apo për hirë të partisë, dhe permisimit të punës? Gjithësesi tashmë do të kemi drejtora dhe drejtoresha te tjerë. Në fakt perveç prishjes së qejfit të këtyre që ikun dhe plotësimit të deshires së atyre që vijnë, pritshmeritë e rritjes së permisimit të sherbimeve ndaj komunitetit vështirë të kënë ndryshim. Megjithëatë ndoshta i vetmi sherbim që kjo levizje e këtyre drejtorave nga Edi Rama, mund të ketë impakt pozitiv shprese tek opozita dhe qytetarët e merzitur, jo vetem me drejtoret në ikje, por më qëverinë që nuk po iken. Mbase këto levizje, janë një sinjal i ndezjes së motorrve të fikur të politikës .Kështu pas Valdrinit i cili iku më shumë si një viktim e rradhes se sa për “mekatet” që paska bërë kur ishte adoloshent, pritet të ikun edhe të tjerë viktima,
teë infermierit, i cili i perdorë sheringat njepërdorimshe me shumë efikasitet, kur partia e tij është e “sëmur”. Gjithësesi zhvillime të reja duken në horizont. Ndaj dhe kerkesa për tu dorëhequr për drejtoret, është tamam si ajo kënga satirike e njohur, për një fshat të cilit i thuhej festoje festen…N’daç me nder e ndaç me zor….Ne e pershtatem. Jep doreheqje o Drejtor…