Pregaditur, nga:Rita Shkurtaj
Në kulturën shpirtërore të popujve vendin kryesor e zënë këngët në të cilat pasqyrohet me realitet gjëndja shpirterore e individit apo e një mjedisi socjal që sot ka kuptim akoma më shterues në përcaktimin e mjedisit kulturor që njihen si popuj – kombe.Janë pikërisht këto qasje të brëndshme shpirtërore të cilat marrin jetë nëpërmjet këngeve,e ku kuptimi i tyre gjindet në fjalët,tingujt,meloditë,shprehet me xhestet e deri në mimikën e këngetarit tek këndon këngën e tij.
Në mesazhet që mbartin këto këngë veç asaj që njihet si gjëndje emocionale ku nisë me ndjenjën e dashurisë për njeriun,bukurinë dhe kënaqsitë që të falë natyra,ato në përmbajtjen e tyre mbartin edhe ngjarje të vërteta historike në të cilat sot bazohen edhe shkencat socjale duke u lënë një vend të veçante si burime të gjalla për vërtetimin e hipotezave shkencore historike.Nisur edhe nga eksperjenca jonë jemi të vetëdijshem se kënga është shoqeruese e perhershme e njeriut pamvarsisht se je apo nuk je kengetar.
Ajo lind vetvetiu si një zë i brendshem duke i dhënë kuptim realitetit momental me të cilin ballafaqohet njeriu.Kjo shpjegon edhe faktin se në shumë këngë të vjetra gjejme ndoshta ngjarjet më të vërteta historike në të cilat ka të dhëna të sakta shkencohe jo vetem për ngjarjen por edhe në raportin kohe – hapsire.
Të përshkruash rolin,veçoritë apo vlerat që mbartin këngët në tërsi është një gamë e gjërë studimore të cilën jo pa qëllim shkenca e ka unifikuar në një disipline të veçante të saj, ndaj në gjithë këtë pafundesi do veçoja një tipologji këngë e cila vjen e pa ndryshuar që nga lashtësia e deri në ditët tona. KËNGËT E TREGUARA NDËR MALE apo KËNGËT EPIKE LEGJENDARE të cilat në gjuhen shkencore njihen si këngë fshatare të pa shoqeruara me instrumenta.Mjafton të degjosh disa prej tyre dhe do kuptosh se në këto këngë më së shumti ka të dhëna historike në të cilat populli ka përjetsuar bijtë e vet,dramat apo ngjarje të perbotshme të cilat kanë lënë gjurme në memorjen e tij.Ndër gjithë këto këngë të kudogjendura në vendin tone si trashegimi kulturore dhe pasuri e çmuara folklorike do veçoja këngët e kënduara në LOGJE si më uniket në lëmin e trashegimise kulturore e shpirtnore kombetare.psh.këngët majë krahu,këngët e Beses,këngët e ngjarjeve historike,këngët e gëzueshme apo vajet.
-Po çfare të veçante kanë këto këngë folklorike?
Në të shumtën e rasteve origjina e këngëve folklorike lidhet ngusht edhe me origjinen e këngëtarit që i këndon ato,pasi ata ruajnë njekohsisht edhe kuptimin e tyre dialektik ku konkretisht këto këngë i përkasin trevës së veriut e ku rrathët kulturorë mblidhen e na orjentojne drejt maleve të malsisë dhe krahinave rreth tyre.
Veçoritë e këtyre këngëve të trasheguara ndër breza e të ardhura deri në ditët tona janë unike (sipas kategorive) për faktin se ato kanë të njëjtën vijë melodie,pothuajse të njëjtin tonacion zëri,të njëjtin përçim tingulli e deri dhe të njëjtin qëndrim skenik të kengetarit. Ndryshojnë vetëm përmbajtjen apo mesazhin që mbart kenga.E veçanta e këtyre këngëve lidhet edhe me faktin se ato janë ndër më të hershmet që folklori shqiptare ka ruajtur me fanatizëm në trashegimine kulturore shpirtnore pamvarsisht se sa është hulumtuar mbi to.
>Ja disa hipoteza që vërtetojne hershmërine e tyre.
-Nëse do tu referohemi burimeve studimore mbi instrumentat folklorik dalim në përfundimin se instrumentat kanë lindur shumë më vone se kënga pasi këngët janë pasqyre e shpirtit që lidhet edhe me vetedijen e njeriut,ndaj lindja e tyre lidhet ngusht me zhvillimin socjal qysh në hershmenine e tij,sigurish duke ju pershtatur dhe ndikuar në zhvillimit kulturor. Ky fakt verteton se këngët e pa shoqeruara me instrumenta janë më të hershmet që folklori shqiptar e jo vetëm njeh.
-Ndër instrumentat me të cilët perfaqsohen sot trevat e veriut dominojne lavda apo e njohur ndryshe si lahuta,çiftelia dhe fyelli të cilat zëvendesuan instrumentat e hershme arkaike,dhe po tu referohemi melodise që ato prodhojne jemi të vetedijshem se u përshtaten tërësisht atyre vijave melodike që mbartnin këngët pa instrumenta.
-Tjetër hipoteze që i bën këto këngë akoma më të besueshme për hershmërinë e tyre janë ninullat,këngët e kushtrimit,këngët majë krahu,vajet apo vajtimet e deri tek ato të gezueshmet që shoqerohen me kercime apo veprime gjate procesit të punës të cilat permenden edhe në burimet antike të shkruara.
Mbeshtetur në këto fakte dalim në perfundimin se këngët e pa shoqeruara me instrumenta janë bashkëshoqerueset më të hershme të njeriut me të cilat mjedisi socjal kulturor trashegonte jovetem kulturen por edhe historine e tij,sidomos me kenget epike të cilat duke u rezistuar kohrave ishin kthyer në legjenda me metaforat qe dialekti gjuhsor kishte vulose mbi to, pamvarsish se ato lidheshin me një realitet të jetuar.
Psh.kenga e kënduar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës është tipike përgjithsuese e këngëve të veriut në të cilën dalin ne pah shume elementa kulturor siç jane:
-Thirrja tipike në log..kush asht trim e kush asht burrë ta bajmë bashkë besën mbi gurë.
-Të kënduarit me dorë në vesh që nënkupton brimen (britmen) e burrit me sa za që kishte duke u parapri fjaleve me një O të zgjatur..
-Këtu del edhe version i këngës majë krahu në grup.
“O..zakon burri more o e ka pase
O..gurë e besë more o me i vu kalasë
O..pasha jetën,o more pasha malet
O..burri des more o nuk del prej fjalet
O..kush vjen more o pa thirre n’oborr.
O..nuk i lamë more o as vend per vorr
O..besa e lashtë more o besa mbi gurë.
O..sot e bajmë more o besen mbi flamurë”
-Dhe ajo që është më e rendesishme në këto tipe këngësh është fakti se aty trashëgohen me kujdes të shtuar amanetet kulturore e shpirtnore,karakteristike e veçante kjo e malsorëve.
Nese i referohemi emertimit shkencor përgjithsues këto këngë shkenca i ka pagzuar me termin “A CAPELLO” që sipas studjuesve nënkupton kendimin e lutjeve,psalmeve leximeve liturgjike apo këndimin i uratëve në kishë.
>Po a mund te jete ky termi i sakte sa të përfshije brenda vetes të gjitha tipet e këngëve duke nisur nga ato majë krahu në veri e deri tek polifonite në jug,ndërkohë që kolonat zanore dihet se sa shume ndryshime kanë?
Megjithate sado të përgjithsohen KËNGËT E TREGUARA NDËR MALE epike legjendare,epike historike,ninullat apo vajet secila në klasifikimin e vet ka veçoritë dalluese që nxjerrin në pah kulturen unike të mjedisit socjal nga kane lindur të cilat po të studjohen me imtesi brenda vetes fshehin edhe misteret e asaj kohe.Çuditërisht edhe në këtë kohë të globalizmit kulturor këto këngë vazhdojne të kultivohen në çdo mjedis socjal duke mbajtur gjallë edhe veçorite ekulturore ndër krahinore. Edhe pse kënga majë krahu është hymni i çdo kuvendi dhe çdo sofre gëzimi në trevat e veriut një tjeter version i përshtatur dhe mjaft prezent në ditët e sotme është edhe KENGA E PUTIRES apo kënga e gotës së rakisë e cila këndohet pothuajse në çdo sofer gëzimi ku veç lojës së fjaleve në tekst ruan edhe elementat tipologjike të këtyre këngëve.
Megjithate ndikimi i ndryshimeve socjale apo dhe i organizimit familjar ka bërë që mjediset kolturore të pësojne ndryshime drastike çka vihet re në organizimin apo zhvendosjen e dasmave neper lokale me një muzike pothuajse artificjale e me emocjone krejt të vaketa në krahasim me ato më të hershmet ku këngët e pa shoqeruara me instrumenta luanin rolin kryesor duke i dhënë kuptim emocional gjithe ritualit të dasmes.
Një tjetër risi e kohes që po asimilon në mënyrë të pameshirshme vlerat kulturore e shpirtnore të këtyre këngeve,duke u vendosur një murë ndarës asimilues e duke mos lejuar trashegimin e tyre tek brezat e rinj është fakti se sot kënga është kthyer në biznes duke humbur veçorit burimore kulturore e duke i dhënë asaj një faqe tjetër vlerash ku në të shumtën e rasteve aspak të atij niveli emocional.Te vetmin rol pozitiv në ruajtjen e ketyre këngëve duke indentifikuar edhe rrathet burimor kulturore e luajne grupet folklorike ndërkrahinore të cilat edhe pse në kushtet e vullnetarizmit dhe pasionit individual po u japin jetë dhe gjallëri këtyre këngëve kësaj pasurie të madhe kulturore e shpirtnore të vendin tonë.
Kenget e kenduara jane dhe do mbesin dëshmi e gjallë e kohëve në të cilat lindën dhe një pasuri e paçmuar ku brezat u edukuan..