Ndonse nuk bëhët i ditur motivi i largimit të ish administratorit të deri djeshem të njësisë administrative Kelmend në Bashkinë M.Madhe, z.Ilir Naçaj. Fakt është se nga dita e sotme, është një tjeter administrator i ri në krye të njesise administrative Kelmënd. Ish administrator Naçaj pak kohë më pare kur qe prezantuar nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, u vlersua si një djal i formuar dhe i pershtatshem per ti dhënë një tjeter performance drejtimi kësaj njësie administrative. Se sa dhe si rrezultoj puna e deri tanishme e tij kjo vlen të shikohet në të ardhmen, i rendësishem është fakti se tanimë kemi një tjeter administrator në Kelmend. Eshtë pikërisht një tjeter banor i këtyre anve z.Ladimir Tata, kështu behët e ditur nga njerëz pranë kreut të bashkisë Tonin Marinaj. Ku realisht ky i fundit kësaj rradhe nuk ka preferuar të bëjë shumë publike këtë emrim të ri. Gjithësesi vlersohet si mjaft positiv ky emrim, çka pritet të kemi impakte të dobishme neadministrimin e njësise Administrative Kelmend.