Ditën e dielë na thërret Kelmendi:
“Nuk asht ba në tan Shqipni persekutim ca asht ba në Shkodër, e mrena Shkodrës ca asht ba në Malsi, e mrena Malsiet ca asht ba në Kelmend. E ky persekutim vazhdon edhe sot prej qeverisjes vendore e qëndrore…”
…Takimin e parë e kemi nisur në Tamarë. Kaq zonë e mrekullueshme, por edhe kaq shumë probleme.
…Tamara dhe i gjithë Kelmendi kanë probleme serioze me energjinë elektrike. Mbi lumin Cem kanë ndërtuar hidrocentrale, por vetëm për zonën e Kelmendit nuk shkon.
..Problem tjetër i madh është edhe punësimi. Prindërit me sakrifica kanë shkolluar fëmijët, por mundësitë e punësimit janë zero, pasi partia i ka caktuar se kush do të punojë dhe ku. Kjo nuk po detyron thjeshtë të rinjtë të largohen, por të shpërngulin e gjithë familja.
..Kanë hapur një qendër kulture, e cila është thjeshtë një fasadë më shumë e bashkisë. Ky investim fasadë sot është bërë gërmadhë.
..Ndihma ekonomike është një tjetër problem i madh. Edhe aty që ua japin, i marrin një herë në disa muaj. A thua se njerëzit hanë 1 herë në muaj!
..Përsa i përket ujësjellësit, familjet e Tamarës paguajnë 10 mijë lekë të vjetra në muaj, por gjatë verës nuk furnizohen me ujë.
.. Thirrja krejt njëzëri vjen nga Kelmendi për të gjithë Malësinë e Madhe: “Të bëhemi bashkë dhe ta shporrim këtë bashki. Atë që Serbi nuk e bëri për shekuj që të dëbonte kelmendasit dhe malësorët nga Malësia, këtë po e bëjnë vetë shqiptarët. Të bëhemi bashkë dhe ti kthejmë lavdinë Kelmendit dhe Malësisë!”
Voto nr. 1 Isa Ramaj
Bashkë Fitojmë