Një poemth e shkruar me mjaft pasion dhe sharme satire, gati në formatin e “Epopesë së Ballit kombëtarë.Por me një sens realiteti krejt pozitv, Kështu do thonim për poezinë “Kazan” të poetit Isuf Heba.Realisht , jo se më parë nuk ishim të “bindur” në forcën e peshës së fjalës poretike , të poetit Isuf Heba, por tashmë të gjithë themi; Kazan, një vepër (grusht) e satires poetike të Isuf Heba.
Nga: Isuf Heba
Gjithë jeta kazan,
Një çorbë pa kripë.
Të shkretët, kush e ha,
Na mbyti përditë.
Kazan politika,
Të gjithë brenda kanë ra,
Popullit i ra pika,
Se ky i shkretë e ha.
Po ç’të hajë më parë,
Ky popull i shkretë.
Janë vënë në garë
Kush më parë ta rrjepë.
“Qosheve”, me piratët,
Njësh partitë.
Flirtojnë me oligarkë,
Bashkë i pinë gjinjtë.
Thyejnë, shkatërrojnë,
“Ata” vetë “ndërsejnë”.
Se për çfarë luftojnë,
As s’e kanë idenë.
Në turma vrapojnë,
“Kope e vërtetë.
Ç’gjejnë para, rrënojnë
“Partia” mbështetë.
Vrapojnë reporterët,
Të kapin ç’të zënë
Krekosen gazetarët
Pamjet marrin dhénë
Pas kësaj çfarë ndodhë,
“Kazan televizorët.
Politikë të hollë,
Bëjnë moderatorët.
Gurin bëjnë e hellin,
Dorën shpejt e fshehin.
Bythët i përdredhin,
“Nder” popullit i shesin.
Në kazan bllok shkojnë,
Nga brenda ulërijnë,
Popullit i thonë,
E duam Shqipërinë.
Ka që bëjnë të urtin,
Ka që bëjnë trimin.
Të tjerë bëjnë makutin
Çojnë në Evropë kushtrimin…
Me luksin lundrojnë,
Thonë: kapeni hajdutin,
Me të flirtojnë,
Pastaj bëjnë makutin.
Mbas popullit struken,
Bukur gjejnë sebepin,
Herë fërkojnë “Duçen”,
Herë përkëdhelin “mbretin”
Po bëhen “tridhjetë”,
Sillemi si kali…
S’dallojmë me kopetë,
Shkojmë nga do çobani.
Për vete gjë s’kërkojmë,
Të rrojnë partitë.
Për ta ne luftojmë,
I majmim përditë.
Gjithçka provuar,
Dekada vërdallë…
Jemi dërmuar,
S’na qan kush hall.
Brenda ç’të bëjmë,
Kërkojmë asistencë,
Jashtë na përzënë,
Jemi pa “liçensë…”
Flasin diplomatët,
Flet diplomacia,
S’ndjejnë oligarkët,
…Kur i do partia.
Po u deh shteti,
Ikën hesapet,
Zagarët lëpihen,
Shpërvilen kasapët…
Kazan politika,
S’i bëjmë ballë,
Na është dhënë ika,
Gjithçka rrumpallë.
Kazan, kazan,
Kush thirri i pari,
Dhjetë milion muaji,
Merr gazetari!!!
Kazan gazeta,
Kazan ekrani,
Si “as” në xhepa,
Rri gazetari.
Ka “vipa” gazetarë,
Më me “specifikë,”
Gjithë ditën bëjnë pazar,
Flirt me politikë.
Popullit i qajnë hallin,
S’dihet me kë janë,
S’dihet pagë sa marrin,
Bëjnë dhe fukaranë.
Gjithë konkurrojnë…
Panelet blinduar…
Bëjnë dhe për ke bëjnë,
Kush më mirë paguan.
Çorbë politika,
Gazeta, ekrani,
Rroftë republika!
Rroftë pehlivani!
Pasuria lumë,
S’dinë se nga ta çojnë,
Në garë për më shumë,
Ekranet pushtojnë.
Vetting-u përvëlon,
Kë detyron ligji,
Askush s’i shpëton,
Rënkon “maliqi”.
Bënë e ç’nuk bënë,
U bënë “korifej,”
S’menduan se i zëmë,
Na marrin budallenj…
Thonë demokraci,
Kemi pes’ pushtete.
Ka njeri ta di,
A kemi një me vete?!
Çfarë regjimi jemi,
Vend, demokraci?
Një pushtet s’kemi,
Veç autokraci…
S’ka alternativë,
Parti pa vizion.
S’ka as perspektivë,
E populli rënkon.
Akuzojnë në të s’ëmës,
Nuk lënë gjë pa thënë.
Porsi qeni hënës,
Lehin e kënd s’hanë.
***
Po vetë ekrani,
Ku i gjen k’to paret,
I di pehlivani,
Mos ia qani hallet!
Ja si vjen fati,
Në derë, kur troket,
Dhe mprehet “thumati”,
Vu në “bereqet.”
Popullit është dhënë ika,
Çfarë të bëjë i shkreti,
Rroftë politika,
Dhe i pesti pushteti !
O bobo, ky leku,
Na qenka sebepi
Herë përkëdhelin “Duçen”,
Herë fërkojnë “mbretin”.
Kazan “gjykim”,
Yxhym mileti,
Nis të zë trishtimi,
Si është kiameti?!.
Kazan në tempujt,
Ku “ulet” besimi,
Flasin për dishepujt,
Leku edhe… krimi.
A do të vijë dita,
“Djersa” të ndrijë,
T’vrapojë politika,
Në mes nesh të rrijë.
Po ikin mëkatarët,
Oligarkë e ç’janë…
Ikin dhe kusarët,
T’shpëtojmë të tanë.