Kastrioti-Vllaznia do të jetë përballja e radhës që kanë kuqeblutë në Superligë. Vllaznia këtë ndeshje e luan në transfertë por pavarësisht kësaj trajneri Thomas Bardariç thotë se skuadra është gati për të dhënë maksimumin dhe për të siguruar fitoren në këtë përballje..
“Kurdo herë përgatitemi për të qenë gati, kjo është AND-ja jonë. Sa i përket gjendjes time shëndetësore jam mirë dhe jam i gatshëm të mbështes ekipin. Për formacionin këtë herë mungon Adili por do jetë Shehi dhe është shumë i motivuar. Kastrioti është një ekip shumë i fortë dhe kanë grintën e tyre dhe ne do të duhet të përballemi edhe psikologjikisht për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Kemi mundësitë dhe armët tona dhe do shkojmë në çdo ndeshje të bëjmë punën tonë. E rëndësishme është performanca dhe më pas vijnë edhe pikët. Kastriotin e kemi mundur dy herë në miqësore por tashmë është një gjë tjetër sepse çdo ndeshje nis nga fillimi dhe është një takim ndryshe sepse është sfidë zyrtare e kampionatit. Skuadra është shumë e movituar dhe çdo ndeshje ne shkojmë për fitore dhe këto 13 pikë që kemi askush nuk mund të na i marrë dhe shpresojmë të vijojmë me rezultat pozitive. Më pëlqen që skuadra krijon shumë raste pavarësisht sa kemi shënuar por duhet të kemi kujdes edhe me mbrojtjen”.
Sa i përket pagave të prapambetura tek Vllaznia trajneri Brdariç thotë se është një çështje që u takon drejtuesve dhe që duhet zgjidhur
“Është një çështje që duhet zgjidhur por ne kemi bërë një skuadër të fortë dhe është e rëndësishme që t’i mbaj lojtarët afër dhe të jemi mirë me njërin tjetër. Sa i përket anës politike të klubit për pagesat është punë e drejtuesve. Ne jemi këtu për të dhënë më të mirën dhe për të bërë si duhet detyrën tonë. Është e thjeshtë, unë i kam thënë Alban Xhaferrit që do bëjmë maksimumin dhe ai na ka premtuar për gjërat e jera për të arritur objektivat kështu që shpresoj që çështja e pagave të zgjidhet shpejt”.
Vllaznia mban vendin e parë në renditje dhe do të kërkojë një rezultat pozitiv edhe ndaj Kastriotit në këtë transfertë të vështirë duke qenë se krutanët gjithashtu kanë bërë një performancë të mirë në këtë nisje të kampionatit.