Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.Teksa e cilësoi premtuese dhe të larmishme listën e Elbasanit, Topalli komentoi çeljen zyrtarisht të fushatës elektorale nga dy forcat kryesore politike.Kryetarja e Lëvizjes për ndryshim zbuloi edhe 2 kandidatet e preferuara në listën e PS dhe PD, që është Flutura Açka dhe Evis Kushi, ndërsa nuk i kurseu kritikat për emrat e tjerë, programet politike, mungesën e bilancëve, ndërsa kritikoi jo pak Partinë Demokratike për rrezikimin e jetëve njerëzore në kohë pandemie.Topalli përcolli edhe mesazhin e saj për kryeministrin Edi Rama, Kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta se nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë.Lista e Lëvizjes për ndryshim në Elbasan kryesohet nga 36 vjecari Evald Serreqi, ndërsa pasohet nga të rinjtë e të reja nga fusha të ndryshme.