Më par kandidate për Deputete , tani kandidate për KëshilltareBashkie 

Ashtu siç tashma është bërë publike, unë jam për mandatin e dytë, në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak Shkodër, propozuar nga Partia Socialiste. Teksa ndihem e privilegjuar, falenderuese, por edhe me shumë përgjegjësi për mundësinë që më jepet, po zgjedh të mos them asgjë më shumë për vedi, sesa t’ju tregoj pasurinë e vetme që më ka lënë gjyshi jem. Ai ishte një burrë i urtë e punëtor, që s’kam pasë fatin me e taku kurrë, por që është i pranishëm në çdo vendimarrje temen. Një burrë që vërtet s’ka kenë i kalibrit të Martin Camajt, Gjon Shllakut e shumë klerikëve e patriotëve që Dukagjini ka nxjerrë ndër breza e që kanë shënu historinë e kombit tonë, por për familjen tonë , ka kenë e është prapë një pikë referimi e qëndrueshme, një thesar! Lutem Zotit çdo ditë të jem e zonja të përcjell tek fëmijët e mi këto porosi e t’i përçoj atyre, edhe ato që mu më mungojë. Gjithashtu lutem që të jem e denjë për çdo privilegj që jeta më ka dhanë e të mundem sado pak të kontribuoj për më të mirën e vendit tem, e veçanërisht Shkodrës që s’e ndrrova dot me asnji qytet n’botë.
