E pra, vertetë, jo rastësisht festivali i poezisë “trokitje” për çmimin:”Gjekë Marinaj”, po “troket kudo dhe nga kudo.Kështu kësaj rradhe poeti i njohur nga Prishtina Hysen Grajçevci, ka sjellë poezinë; Jo rastësisht.Duke e falenderuar poetin për pjesmarrjen, redaksia e revistës “Fjala” i uron vetëm suksese!
Nga:Hysen Grajçevci
Rastësisht u gjenda në këtë botë!
Po, po, krejt rastësisht!
Ama, jo rastësisht mora emrin
Shqiptar.
Jam Rrjedhë Pellazgu e gjak Iliri,
brumë Arbëri e Albani!
Po unë, rritën e bëra në djep të Dardanisë!
Në këtë djepin e vjetër sa vetë mosha e kësaj Toke,
Sa vetë Hyjnitë!
Më thanë;
Nënë e ke shqiponjën,
atë, shqiponjën e lartësive
e cila pati dalë prej vezës nga fole e perëndive!
Vëllezër, bijtë e Priamit:
Hektorin… edhe Akilin…!
Bijtë e Trojës!
Ata…edhe Ata…!
Kështu në “Iliadë” Homeri e tha!
Edhe Kaini me Abelin ishin vëllezër.
Dhe luftë bënë për një femër!
Tani më thonë kosovar!?
Po unë më parë jam i Dardanisë, Shqiptar!