KONKURSI :Poezi në Kohen e kovid19
Nga: Farida Ramadani
E lidhur në disa metra katrorë
Si një ëndërr e frikshme e kohës
Lodër supërsonike që ka konsumuar binarët
Vorbull marramendëse e frenimit të lëvizjeve
Yjet dëgjojnë vetëm valët e detit që tërbohen
Si dënim i njerëzimit që prej kohësh kacavirrej
Ndëshkuar nga kafshët që lëngojnë prej vitesh
Pemët që shkurtuan rrënjët
Zogjtë që cicërimat i mbetën në sqep.
Bota u sëmur si lajmëtar për të reflektuar
Rrëshqiti Covid-19 në trupat tanë
Jeta u sëmur para nesh
Njerëzve u lexoj në fytyrën e padukshme çdo moment
Çdo fije floku flet e përthyer
Për mungesen e flladit pranveror
Goja e mbyllur në shprehje ndjenjash
Sytë nga dita në ditë gjysmëmbyllur
Si kangjellat e dritareve që fshehin zhurmat
Impulsi ka fjetur dhe ëndërron
Por shpresa ëndrrën e bën zgjim
Gjethja që jeshilohet do përtërijë jetën
Natyra do ti japë buzëqeshjen e kërkuar
Me armët e saj paqësore që e ledhatojne
Jeta do mund vdekjen të mos ngrejë më krye.