Ja, çfarë ka ndodhur në Shkodër gjatë natës së shkuar!

0
Shkodra është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe shtërngata gjatë natës së kaluar.
100 punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime dhe Sherbimeve në Bashkinë Shkodër kanë qënë në terren për menaxhimin e situatës
Si pasoje e motit te keq ka pasur bllokime të disa rrugeve të qytetit nga rrezimi i pemëve, por qarkullimi është hapur në orët e para të mëngjesit pas ndërhyrjes nga punonjësit e Bashkisë Shkodër
Ftojmë qytetarët të kenë kujdes gjatë 24 orëve pasi sipas sinoptikanëve situata do të jetë e shoqeruar nga mot me reshje dhe erëra të forta

Bashkia Shkodër është çdo minute në terren per tiu pergjigjur nevojave të  qytetarve.

Raport mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe shtrëngata e natës më 26 shtator 2020
Gjatë natës së mbrëmshme një sërë dëmesh janë shkaktuar nga erërat shumë të forta. Rezultojnë:
 32 Pemë të larta dekorative, disavjeçare të rrëzuara, në rrugët si më poshtë:
27 pemë në Unazën Perendimore të qytetit
1 pemë në rrugën tek Stacioni i trenit;
2pemë në rrugën “Qemal Draçini”
1 pemë në Lulishten tek Shatërvani;
1 pemë në Lulishten pranë Universitetit
1 pemë në Bahçe të Çakajve
 Rezultojnë 6 pemë dekorative të larta të dëmtuara, sipas rrugëve më poshtë:
5 pemë në rrugën “Europa”
1 pemë në Zonën Industriale
 Dëme janë shkaktuar në rrjetin e ndriçimit rrugor.
– Janë dëmtuar 6 shtylla të larta
– 12 koka ndriçuesish
– Dëmtim kablli furnizimi
Nga dëmtimet e pemëve ka dëmtim të tubacioneve dhe pusetave, apo të trotuarit në afërsi.
Të gjitha rrugët janë zhbllokuar në kohë shumë të shpejtë dhe janë të qarkullueshme. Vazhdon puna për evadimin e mbetjeve të dala nga pemët dhe pastrimi i rrugëve.
Të gjitha strukturat janë të gatshme për përballimin e situatave të pritshme në vazhdim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.