Një lajm tronditës raportohet nga Itali, ku një 27 vjeçar me origjinë nga Mali në Afrikë, Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti. I riu humbi jetë pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në shtëpi, pasi kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve. Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuajse i papërshtatshëm për frymëmarrje….