Ismail Kadare feston88 vjetorin/Urimi i veçantë i ministres Spiropali për shkrimtarin e madh

0

Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88 vjetorin e lindjes. Krahas personaliteteve të shumtë që kanë uruar gjeniun e letrave, ka qenë edhe ministrja Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se Kadare, provoi dhe provon me punë titanike dhe talent gjenial se rruga për te Liria, e vetmja rrugë për progres dhe prosperitet, kalon nga arsyeja, bukuria, pasioni.

Statusi i plotëPoezi madhështore të recituara nga vetë Ismail Kadare (AUDIO)

Prozator, poet, mendimtar, polemist, sagist, eseist, epik, lirik, dramatik, kushtuar talentin dhe jetën sa individit dhe njerëzimit, vepër me shtrirje kohore deri në antikitet dhe shtrirje gjeografike planetare, përkthyer në dhjetëra gjuhë, pëlqyer nga miliona lexues.Mposhtës i sfidave nga më të vështirat, përballues i rrethanave nga më dramatiket, volum pune kolosale, perfeksionist i pashërueshëm i formës dhe përmbajtjes, gdhendur jo çdo paragraf e çdo fjali, por deri çdo gërmë e çdo tingull, ekzaltues i vlerave njerëzore, kombëtare, intelektuale, evropiane, në terrin e diktaturës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.