Ishte dashuri me shikim të parë:Nëntëmbëdhjetë vjeçarja martohet me 61-vjeçarin

0

Një adoleshente, është martuar me një burrë shumë vite më të madh se ajo.Ai është 61 vjeç, baba i dy fëmijëve. Oficerja Audrey Cheyenne-Smiley Moon, 19 vjeçe është martuar Kevin, 61 vjeç.Ata janë njohur në një faqe online, e quajtur Badoo, në 9 janar 2020. Kështu nisi një bisedë e përditshme në rrjet dhe pas disa muajsh, të dy ia shprehën dashurinë njëri-tjetrit.Në korrik të 2020 ata u takuan për herë të parë dhe takimet e para fizike.“Ishte dashuri me shikim të parë”, u shpreh Audrey.Më 1 Gusht 2021, çifti u arratis dhe u martua në një kishë të vogël në Nevada. Ata tani po planifikojnë për të ardhmen e tyre së bashku.“Shumicën e kohës ne flasim se si ëndërrojmë të kthehemi në shtëpi, lindjen e një fëmije dhe për jetën tonë të lumtur. Ai dëshiron të qëndrojë në shtëpi dhe të shikojë fëmijën tonë teksa rritet, ndërsa unë jam në punë dhe ai mund të ndjekë hobin e tij të punimit të drurit. Ai dëshiron të gatuajë dhe të pastrojë për mua derisa të kthehem në shtëpi. Pastaj të kalojmë kohë së bashku si familje”, tha 19-vjeçarja.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.