Në mjedidset e biblotekës “Marin Barleti” të qytetit Shkodër, janë promovuar dy libra, nga autori Ahmet Prënçi. Tanimë duket se po kthehet në modë, ku mjaft personalitete të fushave të ndryshme, kur i thonë lamtumirë ushtrimit të profesionit apo detyres së caktuar, i kthehen nje tjeter “zanati”, këtij të krijimtarise letrare. Kështu ka ngjarë edhe me ish drejtorin e pergjithshëm të policisë së shtetit Ahmet Prënçi, i cili ka qënë edhe drejtor i policisë së qarkut Shkodër. Dy prezantime njëherazi nga krijimtaria e tij, dhe natyrisht, ky prezantim është realizuar në mjediset e biblotekës “Marin Barleti” Shkoder. Të pranishëm në këtë promovim ishin miq, shokë dhe kolegë të ish drejtorit të policisë ndër vite, por nga shkrimtaret dhe krijuesit, mbase të cilët duhej të ishin më të shumtë, këta duket u perfaqësuan nga shkrimtari Besnik Mustafaj. Si gjithnjë në fund për medjat edhe shkrimtari ish kryepolic Ahmet Preçi ka vlersuar situaten.. Polica e Shtetit është duar lidhur dhe e pa fuqishme për të luftuar krimin për shkak të lidhjeve të krimit që ka me pushtetin. Shprehet kështu ish drejtori I përgjitshëm I policisë së shtetit Ahmet Prençi. Ai shton se arrestimet e grupeve kriminale në vend kanë ardh si shkak i hetimit të kryer nga institucionet ndërkombtare dhe prokurorisë shqiptare, por pa angazhimin e policisë së shtetit kjo luftë kundër krimit të organizuar është e humbur.